90 kuadro në vaj, punime të 9 viteve të fundit, piktori Bashkim Ahmeti Izano i prezanton për publikun në Galerinë Kombëtare të Arteve. Peizazhet nga qyteti i lindjes Gjirokastra, por dhe admirimi për shkrimtarin Ismail Kadare, zënë një pjesë të ciklit të punimeve të tij.