Me urdhër të Kryeministrit grek Andonis Samaras përshpejtohet procesi i ndërtimit të xhamisë në Athinë, kryeqyteti i vetëm në Europë që nuk ka një objekt kulti për më shumë se 300.000 myslimanë që jetojnë atje, duke u realizuar më në fund një kërkesë e komunitetit mysliman qysh prej vitit 1940.