Futbolli është sporti më i dashur në të gjithë botën dhe kjo nuk mund të vihet aspak në diskutim. Një histori mjaft e veçantë vjen nga Bangladeshi, ku një i ri pa këmbë asnjëherë nuk hoqi dorë nga ëndrra e tij për të luajtur futboll dhe tani edhe pse me aftësi të kufizuara, arrin të luajë sportin më të bukur në botë dhe të jetë i barabartë me shokët e tij.