Fshati i dy shteteve/ Karaçeva: I takojmë Kosovës, jo Serbisë
11/01/2020 20:30

Që nga fundi i luftës në Kosovë, banorët e fshatit Karacevë të Kamenicës, kanë raportuar me dhjetëra herë për hyrjen e xhandarmërisë serbe në territorin e komunës. Policia e Kosovës, nga viti 2014, nuk mund të në fshat pa lejen e KFOR-it pasi Serbia pretendon se kjo pjesë nuk i takon Kosovës. Banorët e kundërshtojnë këtë dhe tregojnë një hartë të Serbisë, ku sipas tyre, vërtetohet se ky territor i takon Kosovës. Selver Lenjani, me hartën në dorë, tregon për Kosova Press: Lenjani: Serbia ka falsifikuar dokumentin valid “Kjo hartë tregon se rruga e fshatit Karaçevë, rruga e asfaltuar dhe rruga “By Pass”, që është e rrezikuar që sa 20 vjet me radhë, dhe sigurimi i kësaj harte që kemi siguruar ne banorët të brezit kufitar nga ngastrat kadastrale të Republikës së Serbisë të komunës së Bujanovcit, se nuk rrezikohet kjo rrugë. As rruga “By Pass”, e as rruga e asfaltuar. Por me ngastra kadastrale është territor i Serbisë, pa ngastra kadastrale, pa numra është territor i Kosovës. Këtu dihet që Serbia ka falsifikuar dokumentin valid që faktorit ndërkombëtar iu është servuar sepse është tokë e jona. Sipas Lenjanit Serbia po mundohet të përfitojë nga ky vend, që ka burime të shumta natyrore. Lenjani: E mashtrojnë vetën edhe faktorin ndërkombëtar “E mashtrojnë vetën edhe faktorin ndërkombëtar…ne po e dimë se Serbia ku dhe me cilat punon, se e dimë mirë se komplet kjo pjesë, është komplet me resurse natyrore. Është humza, janë pasuritë natyrore që donë t’i merr dhe t’i fut nën territorin e saj. Lus që kjo hartë të jetë valide Policia e Kosovës nuk shkel prej vitesh në këtë rrugë. Pavarësisht se KFOR thotë se nuk ka përgjegjësi në çështjet që lidhen me kufijtë, ai vazhdon të mbikëqyrë bijën kufitare me Serbinë në fshatin Karacevë. Lenjani: Le të merren me çështjen e Karaçevës “Lus të gjitha institucionet relevante, liderët e partive politike që të merren me çështjen e Karaçevës, sepse Karaçeva del me një zë për ta mbrojtur territorin e Kosovës e Karaçevës, për të mbrojtur trojet tona shekullore. Për të mbrojtur 11 mijë km2, dhe për t’i thënë faktorit ndërkombëtar urdhëro me kë kemi punë” Deri kur Kosova dhe Serbia të bien dakord se kujt i takojnë 600 metra rrugë, banorëve u rrezikohen pronat e tyre. Kosova nuk e ka bërë shënjimin e vijës kufitare me Serbinë ndërkohë që procesi ka qenë shumë i debatuar dhe i vështirë edhe me dy shtetet e tjera fqinje, Maqedoninë dhe malin e zi.

Top News – Nis një epokë e re për Serbinë…Si do të qeverisin studentët pas humbjes së Vuçiçit?
26/10 12:08
Top News -‘Lista Studentore’ në Serbi dhe Kosova / Edhe studentët si Vuçiçi: ‘Është pjesë e pandarë’
26/10 12:08
Top News – Një shans për shërimin e Serbisë / Humbja e Aleksandër Vuçiçit ‘rezultat i papritur’
26/10 12:04
Top Channel/ Largimi i Vuçiçit, si ndryshon qëndrimi ndaj Kosovës? Cfarë deklaron Lista Studentore!
26/10 11:37
Top News – Shqiptarët marrin dy mandate në Serbi / Kamberi: Jemi në garë edhe për të tretin
26/10 11:00
Top News – Serbia në festë, studentët 140 mandate / Vuçiç pranon humbjen, ‘më në fund të lirë’
26/10 10:56
Top Channel/ Vuçiç humb zgjedhjet: Fituan studentët! Nis festa në Beograd
25/10 23:15
Top News- Garë e ngushtë në Serbi/ Partia e Vuçiç me pak diferencë nga e studentëve
25/10 20:50
Top Channel / Zgjedhjet “rekord” në Serbi, studentët kundër Vuçiç, pjesëmarrje masive
25/10 19:58
Top News- ‘100 euro për votë dhe transport i paguar’/ Vuçiç ‘peshkon’ votuesit serbë në Kosovë
25/10 19:26
Top News- Sulmohet nëna e Vuçiçit/ Ngjarja ditën e zgjedhjeve, arrestohet autori
25/10 19:24
Top News- Gara për kryeministër në Serbi/ Shaip Kamberi thirrje shqiptarëve për të votuar
25/10 15:33
Top News – ‘Koalicioni shqiptar’ në zgjedhjet në Serbi / Tetë parti nën një sigël, jo më përçarje
25/10 12:22
Top News – Studentët në kurthin e ‘mitit të Kosovës’/‘Pjesë e patjetërsueshme e përbërëse’ e Serbisë
25/10 12:22
Top News – Serbia në zgjedhje, sfidohet Vuçiç / Pjesëmarrje masive, lëvizja studentore synon fitoren
25/10 12:21
Top Channel/ Zgjedhjet në Serbi/ Studentët kundër Vuçiç, 6.4 milionë qytetarë drejt kutive
25/10 11:44
Top News- Vuçiç i kundërshtoi/ BE mbron delegacionin e PE- Janë të paanshëm
23/10 18:38
Top News – Studentët trondisin Vuçiçin / ‘Të hënën do të zgjohemi në një Serbi të lirë’
23/10 12:02
Top News- Zgjedhjet në Serbi, sprova më e madhe për pushtetin e Vuçiçit
22/10 22:30
Top News- ‘Bllokada’ e dialogut Kosovë-Serbi/ Kancelari Merz: Po pengon përparimin e rajonit në BE
22/10 15:02