Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar kufizime të reja udhëtimi për Evropën në përpjekje për të luftuar përhapjen e koronavirusit. Por, ai tha se kufizimet e forta por të domosdoshme nuk do të aplikoheshin për Britaninë e Madhe që ka 460 raste të virusit. Një dekret presidencial i lëshuar më pas specifikonte se vetëm udhëtarë nga 26 vende të zonës Shengen do të ndalohen. Kjo e lë numrin e vendeve të tjera kontinentit evropian, përfshirë edhe Shqipërinë, të paprekur.