Flota e zjarrfikëseve: Të vjetra, amortizuara, godina të shkatërruara … – Fiks Fare
09/10/2024 20:45

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës gjendjen e flotës së zjarrfikëseve në Shqipëri. Në pjesën më të madhe të stacioneve kishte zjarrfikëse të vjetra, duke filluar nga viti ’60-’70, të amortizuara dhe godina të shkatërruara. Vera që sapo lamë pas ka qenë një nga më të nxehtat në Shqipëri. Qindra vatra zjarri u përhapën nga Vermoshi në Konispol, teksa ka pasur edhe situata dramatike ku janë rrezikuar edhe jetë njerëzore. Madje, janë shkrumbuar pyje, shtëpi apo edhe resorte. Në disa vende ka pasur edhe vatra të mëdha zjarri, të cilat kanë zgjatur me ditë me radhë, në qytete apo male, pasi zjarrfikësit e kanë pasur të pamundur shuarjen e tyre si pasojë e mungesës së mjeteve apo edhe infrastrukturës. Nisur nga kjo situatë, Fiks Fare ka bërë një vëzhgim në dhjetëra qytete për stacionet e zjarrfikëseve, flotën apo edhe vendqëndrimet. Situata ishte alarmante. Në disa qytete kishte mjete të viteve ’60 dhe ’70, të pa pajisura me mjete për shuarjen e flakëve apo ndërhyrjes në aksidente. Dhjetëra mjete ishin në servise, ndërkohë që të tjerë kishin depozitat e ujit të çara. Por, krahas flotës, alarmante ishin edhe stacionet. Të pa rikonstruktuara, me lagështi, orendi të vjetra apo edhe të çara, duke rrezikuar edhe jetët e personelit. Ndërkohë, edhe ato qytete që kishin mjete të reja, ato ishin donacione.

Fiks Fare, 6 nëntor 2026/ Motra i vjedh pensionin vëllait të sëmurë – Episodi i plotë
06/11 21:01
66-vjeçari i sëmurë, pa bukë, motra i vjedh pensionin
06/11 21:00
Pa linjë e pa matës, OSHEE i kërkon 2.6 milionë lekë!
06/11 20:45
Të hyftë vetja në qejf! Mallkim apo urim?
06/11 20:30
Fiks Fare – “Na mbyte nënën!” Burri godet gruan me çekiç në kokë – Episodi i plotë, 5 Nëntor 2026
05/11 21:01
Skandal/ Goditi gruan me çekiç në kokë, bashkëshorti: “Isha xheloz!”
05/11 21:00
Apeli në Fiks Fare sjell ndryshimin! Familjes Ujka i restaurohet shtëpia
05/11 20:45
Meri Shehu trazon politikën me parashikimet: Kush do të bjerë dhe kush do sundojë në Shqipëri?
05/11 20:30
Fiks Fare 3 nëntor 2026/ Kompania e ish zv.ministrit detyron banorët të shesin shtëpitë
03/11 21:01
AKM ndaloi shkarkimin, kompania INCA vazhdoi punën, e gjithë ndotja në lumin Drin
03/11 21:00
Gjashtë vite ankesa për ndotje, banorët e Lezhës me pankarta kërkojnë largimin e fabrikës
03/11 20:45
A do të bëhen gjeni fëmijët që rrinë në shkollë deri në 5?
03/11 20:30
Fiks Fare, 2 nëntor 2026/ Lëmoshë për fermerët e rinj, AZHBR ul vlerën lopëve – Episodi i plotë
02/11 21:01
Burokracia për fermerët/ Lopa 3 milionë lekë, AZHBR s’jep as gjysmën e çmimit
02/11 21:00
Kërkonin 4 milionë lekë pa pasur linjë uji! Fiks Fare shpëton qytetarin nga debia
02/11 20:45
“Rama në burg, Berisha në burg!” Çfarë mendojnë deputetët për këtë slogan?
02/11 20:30
Fiks Fare, 30 Tetor 2026/ QSUT-Pacientët me gur në veshka pa aparatura funksionale – Episodi i plotë
30/10 21:01
Skandal në QSUT/ Aparatura jashtë funksionit prej muajsh, pacientët pa shërbim
30/10 21:00
Rindërtimi me çarje dhe lagështirë, kompania fantazmë lë punimet përgjysmë dhe zhduket
30/10 20:45
Shkolla “Mihal Grameno”/ A e njohin nxënësit dhe mësuesit figurën që i ka dhënë emrin shkollës?
30/10 20:30