Fiks Fare/ Përmbarimi, 17 vite dhe ende s’ka ekzekutuar një vendim gjykate
30/07/2021 20:30

Fiks Fare mbylli sezonin me një denoncim për veprimet e Zyrës së Përmbarimit të Shkodrës, e cila nuk ka mundur të ekzekutojë një vendim gjyqësor të formës së prerë prej 17 vitesh. Në datën 8 tetor 2004, kur "Fiks Fare" nuk kishte mbushur as 2 vite në transmetim, Gjykata e Shkodrës dha një venedim gjyqësor ku detyronte administratorin e shoqërisë "Rozafa Ortakët" që të certifikonte mjetin e aksionerit Flamur Dervishi. Por, edhe pas 17 viteve, ky vendim nuk është ekzekutuar! Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua Flamur Dervishi. Ai thotë se, pas viteve 2000, disa shoferë që kanë bërë linjat e transportit Shkodër-Durrës dhe Shkodër-Tiranë themeluan kompaninë e udhëtimeve "Rozafa". Secili shofer mori aksionet e veta, që shkonin deri rreth 7 %. Sipas tyre, u përzgjodh dhe administratori i cili kishte edhe detyrimin që mjetin e secilit aksioner ta dërgonte për certifikim pranë Drejtorisë së Transportit të Bashkisë. Por, administratori në 2005 nuk dërgoi disa mjete të aksionerëve dhe filluan konfliktet. Tre aksionerë paditën në gjykatë këtë shoqëri, ku fituan gjyqin, ku detyrohej "Rozafa" që të dërgonte për certifikim mjetet e aksionerit Flamur Dervishi. Vendimi është marrë në vitin 2004 në Gjykatën e Shkodrës. Ka marrë formë të prerë, ndërkohë që është tentuar që të ekzekutohej. Flamuri thotë se nga viti 2004 deri në 2021, vendimi ende nuk është ekzekutuar nga Zyra e Përmbarimit Shtetëror në Shkodër. Sipas tij, pavarësisht se nuk është ekzekutuar, ai vijon që të jetë aksioner në këtë shoqëri.

QSUT reagon për skandalin me 13-vjeçarin me autizëm: Largim nga puna për punonjësen fyese!
12/10 21:01
13-vjeçari pa shërbim në psikiatri, pacientet fyhen! QSUT reagon pas denoncimit publik në Fiks Fare!
12/10 21:00
Erion Braçe i thotë ‘jo’ reformës territoriale, Fiks Fare i rezervon një surprizë: Rrotën e Fiksit!
12/10 20:45
Braçe votoi pro reformës territoriale! Fiksi kërkon rrotën pas, po ku e kishte çuar ai?
12/10 20:45
Pa bukë dhe pa mjekim/ Lufta për mbijetesë e 53-vjeçarit që kërkon ndihmë në Fiks Fare
09/10 21:01
I sëmurë dhe pa bukë/ 53-vjeçari kërkon ndihmë në Fiks Fare, Njësia Administrative: “Do e ndihmojmë”
09/10 21:00
Ndërnënas, plazhi i harruar/ Pa ujë, drita e tualete, pushuesit në kasolle të improvizuara
09/10 20:45
“Kush ishte Vasil Shanto?”/ Deputetët mes “terroristit”, takave dhe shmangies së pyetjes
09/10 20:30
Fiksi zbulon skandalin/ Stafi i QSUT iu drejtohet pacientëve në psikiatri me fyerje banale
08/10 21:01
“Këto janë kushtet!” 13-vjeçari në repartin e grave, drejtuesit e QSUT shmangin gazetarët e Fiksit!
08/10 21:00
Skandal në spital/ Stafi i QSUT iu drejtohet pacientëve në psikiatri me sharje banale
08/10 20:45
Gërryenin Shkumbinin, policia nuk pa gjë! Pas transmetimit, çështja shkon në prokurori!
08/10 20:30
Ekskluzive/ “Vajzën ma kërcënojnë” Babai i dëshmitares së Ballukut rrëfen dramat në familjen e saj
07/10 21:01
Belinda Balluku shtyn dhe filmon gazetaren e emisionit Fiks Fare!
07/10 21:00
Dëshmia e Mirzeta Kashnicës: “Balluku dhe të fortët më kërcënuan!”
07/10 20:45
“Ajo është mbretëresha, ne ushtarët” Drejtorët flasin për emërimet dhe ndikimin e Belinda Ballukut!
07/10 20:30
Masakër mjedisore buzë Shkumbinit/ Toka bëhet një krater, mjeti largohet para policisë pa u ndaluar!
06/10 21:01
Masakra buzë Shkumbinit/ Policia vjen pas 2 orësh, mjeti ikën para patrullës, askush nuk e ndalon
06/10 21:00
Masakër mjedisore buzë lumit Shkumbin, policia e përfshirë? Fiks Fare heton dëmin në brigjet e lumit
06/10 20:45
“Do t’u jap 600 mijë lekë pensionistëve”/ Pilinçi përballë Fiks Fare, çfarë thotë për qeverinë e re?
06/10 20:30