Fiks Fare ndihmon invalidin me makinë elektrike, do rishikohet edhe KEMP-i!
31/12/2022 20:30

Në datën 23 dhjetor 2022, Fiks Fare transmetoi problematikën e invalidit Andrea Qosja, të cilit iu hoq paketa higjeno-sanitare. 46 vjeçari është prej 20 vitesh në karrocë me rrota, pasi ka humbur të dyja këmbët. "Iu drejtova Fiks Fare se pas 20 vitesh jam me KEMP dhe me status të përhershëm të invalidit, paraplegjik dhe tetraplegjik. E kam marrë kempin përherë, pa asnjë problem. Librezën e kam marrë në vitin 2017 dhe thotë ‘përgjithmonë’, ku përfitoj edhe paketën higjieno-sanitare. Pas transmetimit të kësaj problematike, në redaksinë e "Fiks Fare" telefonoi një biznes, për t'i ardhur sadopak në ndihmë Andreas. "Pamë kronikën e Fiksit dhe administratori i firmës sonë donte të dhuronte një makinë elektrike për këtë invalid, për t'i plotësuar sadopak lëvizjen e përditshme" tha punonjësja. Firma "Sallaku" dhe Fiks Fare udhëtojnë sërish në fshatin Mjekës në Elbasan, kësaj herë për t'i dhuruar makinën Andreas. "Falenderoj shumë firmën dhe 'Fiks Fare' që mu gjend pranë në këto momente të vështira" tha Andrea. Por, ky nuk ishte lajmi i vetëm i mirë për 46-vjeçarin! Ditën që Fiks Fare e vizitoi, në të njëjtën banesë, kishte shkuar edhe komisioni i KEMP-it. "Pas transmetimit të kronikës dhe pas grevës sonë 3 ditore, komisioni i KEMP-it erdhi në banesë dhe riverifikoi gjendjen time" tha Andrea. Më pas, Fiksi i dha çelësin e makinës. "Faleminderit dhe gëzuar të gjithëvë" përfundoi invalidi.

Fiks Fare – “Na mbyte nënën!” Burri godet gruan me çekiç në kokë – Episodi i plotë, 5 Nëntor 2026
05/11 21:01
Skandal/ Goditi gruan me çekiç në kokë, bashkëshorti: “Isha xheloz!”
05/11 21:00
Apeli në Fiks Fare sjell ndryshimin! Familjes Ujka i restaurohet shtëpia
05/11 20:45
Meri Shehu trazon politikën me parashikimet: Kush do të bjerë dhe kush do sundojë në Shqipëri?
05/11 20:30
Fiks Fare 3 nëntor 2026/ Kompania e ish zv.ministrit detyron banorët të shesin shtëpitë
03/11 21:01
AKM ndaloi shkarkimin, kompania INCA vazhdoi punën, e gjithë ndotja në lumin Drin
03/11 21:00
Gjashtë vite ankesa për ndotje, banorët e Lezhës me pankarta kërkojnë largimin e fabrikës
03/11 20:45
A do të bëhen gjeni fëmijët që rrinë në shkollë deri në 5?
03/11 20:30
Fiks Fare, 2 nëntor 2026/ Lëmoshë për fermerët e rinj, AZHBR ul vlerën lopëve – Episodi i plotë
02/11 21:01
Burokracia për fermerët/ Lopa 3 milionë lekë, AZHBR s’jep as gjysmën e çmimit
02/11 21:00
Kërkonin 4 milionë lekë pa pasur linjë uji! Fiks Fare shpëton qytetarin nga debia
02/11 20:45
“Rama në burg, Berisha në burg!” Çfarë mendojnë deputetët për këtë slogan?
02/11 20:30
Fiks Fare, 30 Tetor 2026/ QSUT-Pacientët me gur në veshka pa aparatura funksionale – Episodi i plotë
30/10 21:01
Skandal në QSUT/ Aparatura jashtë funksionit prej muajsh, pacientët pa shërbim
30/10 21:00
Rindërtimi me çarje dhe lagështirë, kompania fantazmë lë punimet përgjysmë dhe zhduket
30/10 20:45
Shkolla “Mihal Grameno”/ A e njohin nxënësit dhe mësuesit figurën që i ka dhënë emrin shkollës?
30/10 20:30
Fiks Fare, 29 tetor 2026/ Tatimet kërkojnë fatura, drejtoresha e tatimeve s’i jep! – Episodi i plotë
29/10 21:01
Skandali/ Drejtoresha e Tatimeve kërkon fatura, hoteli i saj merr pagesa pa faturë
29/10 21:00
Deputetë në provim/ Saimir Korreshi i pari në test me 20 pyetje!
29/10 20:45
A mund t’i ndajmë hallet nga streset? Qytetarët e Krujës përgjigjen
29/10 20:30