Fiks Fare/ “Ju për të na tallur keni ardhur”, kreu i PD-së Vlorë s’ka dijeni
02/03/2022 20:30

Gazetarët e Fiks Fare shkuan te selia e PD Vlorë, por nuk gjejnë asnjë persona apo punonjës. Më pas, kontaktojnë në telefon me kryetarin e PD Vlorë, Genc Deromema, i cili na thotë se do të vijë për 15 minuta. Ai vjen disa çaste më vonë dhe nuk pranon të japë intervistë. "Duhet të informohem dhe më pas do t'ju jap shpjegime" thotë ai, ndërsa gazetarët e pyesin se godina është e Entit të Banesave dhe faturat e energjisë i shkojnë po Entit. Ai pohon se "ju keni ardhur për të na tallur", ndërsa shton se janë në një proces gjyqësor, por s'ka asnjë informacion se çfarë bëhet më pas. Por, kreu i PD-së në Vlorë nuk na dha asnjë informacion tjetër, nëse i kishte paguar apo jo detyrimet e energjisë elektrike. Fiksi kontaktoi edhe me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Vlorë, ku mori një informacion se ka pasur një ankesë nga Enti i Banesave. Sipas tyre, para disa ditësh, në selinë e PD-së, kanë shkuar disa punonjës. Ata kanë mbajtur një procesverbal dhe i kanë ndërprerë energjinë elektrike, për shkak se kishte fatura të prapambetura. Madje, OSHEE tha se do të marrë kontakte me të dyja palët për zgjidhjen përfundimtare të kësaj problematike. Ndërkohë që problemi i daljes së degës së PD-së së Vlorës nga ambientet e Entit të Banesave është prej vitesh në dyert e gjykatës, PD-ja e Vlorës ka mbi 900 mijë lekë borxhe në OSHEE për energji të papaguar, të cilat i faturohen Entit të Banesave. Deri në zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi nga gjykata, Enti Kombëtar i Banesave jo vetëm që nuk merr pronën e tij, por duhet të paguajë edhe borxhet për energjinë elektrike të konsumuar nga selia e PD-së.

Fiks Fare, 6 nëntor 2026/ Motra i vjedh pensionin vëllait të sëmurë – Episodi i plotë
06/11 21:01
66-vjeçari i sëmurë, pa bukë, motra i vjedh pensionin
06/11 21:00
Pa linjë e pa matës, OSHEE i kërkon 2.6 milionë lekë!
06/11 20:45
Të hyftë vetja në qejf! Mallkim apo urim?
06/11 20:30
Fiks Fare – “Na mbyte nënën!” Burri godet gruan me çekiç në kokë – Episodi i plotë, 5 Nëntor 2026
05/11 21:01
Skandal/ Goditi gruan me çekiç në kokë, bashkëshorti: “Isha xheloz!”
05/11 21:00
Apeli në Fiks Fare sjell ndryshimin! Familjes Ujka i restaurohet shtëpia
05/11 20:45
Meri Shehu trazon politikën me parashikimet: Kush do të bjerë dhe kush do sundojë në Shqipëri?
05/11 20:30
Fiks Fare 3 nëntor 2026/ Kompania e ish zv.ministrit detyron banorët të shesin shtëpitë
03/11 21:01
AKM ndaloi shkarkimin, kompania INCA vazhdoi punën, e gjithë ndotja në lumin Drin
03/11 21:00
Gjashtë vite ankesa për ndotje, banorët e Lezhës me pankarta kërkojnë largimin e fabrikës
03/11 20:45
A do të bëhen gjeni fëmijët që rrinë në shkollë deri në 5?
03/11 20:30
Fiks Fare, 2 nëntor 2026/ Lëmoshë për fermerët e rinj, AZHBR ul vlerën lopëve – Episodi i plotë
02/11 21:01
Burokracia për fermerët/ Lopa 3 milionë lekë, AZHBR s’jep as gjysmën e çmimit
02/11 21:00
Kërkonin 4 milionë lekë pa pasur linjë uji! Fiks Fare shpëton qytetarin nga debia
02/11 20:45
“Rama në burg, Berisha në burg!” Çfarë mendojnë deputetët për këtë slogan?
02/11 20:30
Fiks Fare, 30 Tetor 2026/ QSUT-Pacientët me gur në veshka pa aparatura funksionale – Episodi i plotë
30/10 21:01
Skandal në QSUT/ Aparatura jashtë funksionit prej muajsh, pacientët pa shërbim
30/10 21:00
Rindërtimi me çarje dhe lagështirë, kompania fantazmë lë punimet përgjysmë dhe zhduket
30/10 20:45
Shkolla “Mihal Grameno”/ A e njohin nxënësit dhe mësuesit figurën që i ka dhënë emrin shkollës?
30/10 20:30