Fiks Fare/ Gjykata jep 3 emra për të njëjtin vendim, kush është i sakti?!
09/03/2022 20:30

Pas këtij konstatimi, gazetarët e Fiks Fare, shkuan në Gjykatën Administrative Tiranë për të marrë informacion. "Është një vendim urdhër ekzekutimi që e ka kërkuar IKMT-ja. Urdhri i ekzekutimit lëshohet vetëm me një kopje dhe e merr vetëm IKMT-ja. Personi mund të ndjekë të gjithë rrugën ligjore për ta kundërshtuar nëse i ka shkuar përmbarimi" tha kancelarja. Më tej pohoi se "vetëm duke ndjekur rrugën ligjore mund të fitojë të drejtën e tij". Ajo tha se për gabimin për ndryshimin e emrave, duhet të bënim një kërkesë për informacion. Fiksi bëri një kërkesë dhe pas disa ditësh, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, ktheu një përgjigje se "në datën 14 korrik 2021, pranë kësaj gjykate, kanë shkuar dy kërkesa nga IKMT-ja". Por, të dyja kërkesat kanë qenë për subjektin Pjetër Viluni dhe jo për z.Timoleo Babi! "Sqarojmë se përsa i përket çështjes me nr.31134-04361-80-2021 gjatë regjistrimit të objektit të kërkesës në sistem është bërë një gabim material tek emri i subjektit. Gabimisht është marre copy-paste objekti i çështjes së mëparshme dhe nuk është ndryshuar emri i subjektit për të cilin kërkohet lëshimi i urdhërit të ekzekutimit, kur në fakt bëhet fjalë për subjektin për të cilin gjyqtarja ka mare vendim, pra për subjektin Timoleo Babi. Pra vendimi nr.1799, date 29.07.2021 është lëshuar për subjektin Timoleo Babi" thotë Gjykata Administrative. Por, krahas gabimit në sistem, edhe në këtë përgjigje, Gjykata Administrative kthen përgjigje se të dyja kërkesat janë për z.Pjetër Viluni. Jo për z.Timoleo Babi! Nëse ka gabuar në sistem, përse kjo gjykatë gaboi edhe në përgjigjen ndaj Fiks Fare?! Madje, edhe në vendimin e zbardhur që na dërgoi Gjykata Administrative, në fund sërish ka gabime trashanike. Në fund të vendimit, në pikën 2 shkruhet; Lëshimin e urdhrit të ekzekutimit për subjektin kundravajtës Timoleo Babi, Bledar Ismaili në masën 500 mijë lekë. Pra, sërish ka gabime! Për cilin subjekt është lëshuar urdhër ekzekutimi, për Pjetër Viluni, Timoleo Babi apo për Bledar Ismaili?!

Fiks Fare, 6 nëntor 2026/ Motra i vjedh pensionin vëllait të sëmurë – Episodi i plotë
06/11 21:01
66-vjeçari i sëmurë, pa bukë, motra i vjedh pensionin
06/11 21:00
Pa linjë e pa matës, OSHEE i kërkon 2.6 milionë lekë!
06/11 20:45
Të hyftë vetja në qejf! Mallkim apo urim?
06/11 20:30
Fiks Fare – “Na mbyte nënën!” Burri godet gruan me çekiç në kokë – Episodi i plotë, 5 Nëntor 2026
05/11 21:01
Skandal/ Goditi gruan me çekiç në kokë, bashkëshorti: “Isha xheloz!”
05/11 21:00
Apeli në Fiks Fare sjell ndryshimin! Familjes Ujka i restaurohet shtëpia
05/11 20:45
Meri Shehu trazon politikën me parashikimet: Kush do të bjerë dhe kush do sundojë në Shqipëri?
05/11 20:30
Fiks Fare 3 nëntor 2026/ Kompania e ish zv.ministrit detyron banorët të shesin shtëpitë
03/11 21:01
AKM ndaloi shkarkimin, kompania INCA vazhdoi punën, e gjithë ndotja në lumin Drin
03/11 21:00
Gjashtë vite ankesa për ndotje, banorët e Lezhës me pankarta kërkojnë largimin e fabrikës
03/11 20:45
A do të bëhen gjeni fëmijët që rrinë në shkollë deri në 5?
03/11 20:30
Fiks Fare, 2 nëntor 2026/ Lëmoshë për fermerët e rinj, AZHBR ul vlerën lopëve – Episodi i plotë
02/11 21:01
Burokracia për fermerët/ Lopa 3 milionë lekë, AZHBR s’jep as gjysmën e çmimit
02/11 21:00
Kërkonin 4 milionë lekë pa pasur linjë uji! Fiks Fare shpëton qytetarin nga debia
02/11 20:45
“Rama në burg, Berisha në burg!” Çfarë mendojnë deputetët për këtë slogan?
02/11 20:30
Fiks Fare, 30 Tetor 2026/ QSUT-Pacientët me gur në veshka pa aparatura funksionale – Episodi i plotë
30/10 21:01
Skandal në QSUT/ Aparatura jashtë funksionit prej muajsh, pacientët pa shërbim
30/10 21:00
Rindërtimi me çarje dhe lagështirë, kompania fantazmë lë punimet përgjysmë dhe zhduket
30/10 20:45
Shkolla “Mihal Grameno”/ A e njohin nxënësit dhe mësuesit figurën që i ka dhënë emrin shkollës?
30/10 20:30