Fiks Fare/ Eksperti: Sipas aktit të ekspertimit, fajtor nuk është viktima
30/03/2022 20:30

Gazetarët e Fiksit takojnë ekspertin Gëzim Hoxha që është edhe President i Shoqatës në Ndihmë të të Aksidentuarve. Eksperti rindërton skemën e vendit ku ka ndodhur aksidenti. Njëkohësisht ai sqaron për Fiksin se duke u bazuar nga akti i ekspertimit, fajtor për aksidentin është drejtuesi i kamioçinës dhe jo viktima. Sipas ekspertit kamioçina i ka prerë gabimisht rrugën motorrit me të cilin udhëtonte viktima. Duke shkelur nenin 152 të kodit rrugor. Gazetarët e Fiksit në vendngjarje takojnë dhe një dëshmimtar që është thirrur në kohën kur ka ndodhur aksidenti nga prokuroria për të dëshmuar rreth ngjarjes. Ai tregon se kamioçina dhe motori po ecnin paralel ku me sy të lirë dallohej se shpejtësia e motorit ishte më e ulët se e kamioçinës. Gjithashtu dëshmimtari rrëfen se viktima ishte i shtrirë në pikën ku edhe eksperti e kishte vendosur përgjatë ngritjes së skemës së aksidentit, por policia u vonua shumë për të arritur në vendin e ngjarjes. Gazetarët takojnë edhe avokatin e çështjes . Duke treguar për Fiksin se sipas tij viktima nuk është fajtor pavarësisht se të gjitha shkallët e gjyqësorit kanë dhenë vendime kundër, avokati Ilia Gugu thotë se lëvizja e fundit mbetet rekursi në Gjykatën e Lartë. Ndërkohë nga aktet e ndryshme të ekspertimit avokati nxjerr edhe një tjetër detaj. Në fotot e bëra në vendin e ngjarjes tregohet se kamioçina nuk ka patur pasqyrë në krahun e pasagjerit ku dhe u përplasë me motorrin. Në aktet e ekspertimit thuhet e kundërta, se pasqyra është gjetur e varur nga grupi i hetimit në vendngjarje.Po ashtu në një akt ekspertimi thuhet se kamioçina ka shkelur nenin 152 të kodit rrugor, por në vendimin e prokurorisë kjo nuk përmendet.

Fiks Fare, 6 nëntor 2026/ Motra i vjedh pensionin vëllait të sëmurë – Episodi i plotë
06/11 21:01
66-vjeçari i sëmurë, pa bukë, motra i vjedh pensionin
06/11 21:00
Pa linjë e pa matës, OSHEE i kërkon 2.6 milionë lekë!
06/11 20:45
Të hyftë vetja në qejf! Mallkim apo urim?
06/11 20:30
Fiks Fare – “Na mbyte nënën!” Burri godet gruan me çekiç në kokë – Episodi i plotë, 5 Nëntor 2026
05/11 21:01
Skandal/ Goditi gruan me çekiç në kokë, bashkëshorti: “Isha xheloz!”
05/11 21:00
Apeli në Fiks Fare sjell ndryshimin! Familjes Ujka i restaurohet shtëpia
05/11 20:45
Meri Shehu trazon politikën me parashikimet: Kush do të bjerë dhe kush do sundojë në Shqipëri?
05/11 20:30
Fiks Fare 3 nëntor 2026/ Kompania e ish zv.ministrit detyron banorët të shesin shtëpitë
03/11 21:01
AKM ndaloi shkarkimin, kompania INCA vazhdoi punën, e gjithë ndotja në lumin Drin
03/11 21:00
Gjashtë vite ankesa për ndotje, banorët e Lezhës me pankarta kërkojnë largimin e fabrikës
03/11 20:45
A do të bëhen gjeni fëmijët që rrinë në shkollë deri në 5?
03/11 20:30
Fiks Fare, 2 nëntor 2026/ Lëmoshë për fermerët e rinj, AZHBR ul vlerën lopëve – Episodi i plotë
02/11 21:01
Burokracia për fermerët/ Lopa 3 milionë lekë, AZHBR s’jep as gjysmën e çmimit
02/11 21:00
Kërkonin 4 milionë lekë pa pasur linjë uji! Fiks Fare shpëton qytetarin nga debia
02/11 20:45
“Rama në burg, Berisha në burg!” Çfarë mendojnë deputetët për këtë slogan?
02/11 20:30
Fiks Fare, 30 Tetor 2026/ QSUT-Pacientët me gur në veshka pa aparatura funksionale – Episodi i plotë
30/10 21:01
Skandal në QSUT/ Aparatura jashtë funksionit prej muajsh, pacientët pa shërbim
30/10 21:00
Rindërtimi me çarje dhe lagështirë, kompania fantazmë lë punimet përgjysmë dhe zhduket
30/10 20:45
Shkolla “Mihal Grameno”/ A e njohin nxënësit dhe mësuesit figurën që i ka dhënë emrin shkollës?
30/10 20:30