Fiks Fare/ Cirku Kombëtar: Orari i reduktuar, nuk kemi tualete e ujë!
15/03/2022 20:30

Gazetarët e Fiksit pasi vërtetuan se punonjësit nuk e respektojnë orarin zyrtarë të punës në cirk dhe oraganizojnë shfaqe private në orarin zyrtar, u interesuan pranë këtij institucioni. Zv drejtuesi artistik, Xhejms Kodra u shpreh për Fiksin se orari zyrtarë i punonjësve të cirkut është 09:00 me 13:00. Por ai u justifikua se punonjësit aktualisht e kanë ngushtuar këtë orar me dy orë, si pasojë e mungesës së kushteve në cirk. " Për momentin nuk ka arenë, nuk kemi tualete e nuk ka ujë, gjithashtu jemi në mungesë edhe të dhomave të ndërrimit" u shpreh zv drejtori. Momentalisht artistët e cirkut kanë orarin 10:00 me 12:00, por që sipas z. Kodra nuk është fiks, sepse artistët nuk kanë një orar stabël. "Cirku është i hapur nga ora 9:00 deri në 21:00. Artistët vijnë dhe punojnë kur ata kanë për të punuar. Orari është 8 orë, por duke qenë se cirku ka punë gjimnastikore do ftoj këdo që të bëjë një sforcim aty brenda që t'i shtrëngohet fshikëza dhe veshka dhe të qëndrojë 4 orë pa shkuar në tualet" tha z. Kodra. Pyetjes së gazetares se a lejohen artistët e cirkut të punojnë diku tjetër brenda orarit zyrtarë të punës zv drejtori iu shmang duke thënë se nuk është i autorizuar për t'u përgjigjur. Të njëjtën përgjigje dha edhe në lidhje me organizimin e shfaqeve private që bëjnë punonjësit e cirkut brenda orarit zyrtar të punës. "Përsa i përket shfaqeve private që mund të organizojë trupa artistike nuk kam dijeni se kush i organizon dhe nuk jam i autorizuar të jap përgjigje. Nëse edhe mua më jepet mundësia për të fituar disa para më shumë në një ambient tjetër, nuk do nguroja jashte obligimeve të Cirkut Kombëtar. Paga 50 mijë lekë nuk i del një artisti për asgjë" përfundoi z. Kodra.

Zbulon vendin e tradhëtisë, djali nuk është i tij! – Fiks Fare, 27 nëntor 2026 – Episodi i plotë
27/11 21:01
“Këtu më tradhëtoi, këtë shallin ja bleva unë” Rrëfimi i fierakut që tronditi martesën
27/11 21:00
Përplasje për burimin “Dushku i Keq”, bagëtitë mbesin pa ujë
27/11 20:45
Nëse do të ishit dhe njëherë të rinj, a do të zgjidhnit të njëjtin partner?
27/11 20:30
Skandali me mish për sufllaqe, bllokohen rreth 2 tonë – Fiks Fare, 26 nëntor 2026 – Episodi i plotë
26/11 21:01
Skandali në përpunimin e mishit për sufllaqe, pika që furnizon fast-food-et në shkelje
26/11 21:00
Vaji i ulllirit mbetet pa shitur, fermerët presin rënie të çmimit
26/11 20:30
Konflikt në familje/ Rruga u mbyll, në shtëpi hyn nga marketi – Fiks Fare, 24 nëntor 2026
24/11 21:01
“S’ke për të kaluar sa të jem gjallë!” Rruga që përplasi kushërinjtë në Shkodër
24/11 21:00
Radhë në Pedriatrinë e QSUT-së, prindërit tregojnë sa presin për fëmijët
24/11 20:45
Sa fëmijë duhet të ketë në një familje? Foni pyet qytetarët në Lezhë
24/11 20:30
“Jakup mos e hap portën!”Çfarë e pengoi Daut Krasniqin të takojë vëllain?– Fiks Fare, 23 nëntor 2026
23/11 21:01
3 ditë rreth banesës për një përqafim, Daut Krasniqi në lot!
23/11 20:45
Kush është Jakup Krasniqi? Nga zëdhënës i UÇK-së te gjyqi në Hagë
23/11 20:30
Ogren Balluku presion mjekes. Anxhela Doleqi mban peng dosjen në përmbarim
20/11 21:01
Çfarë i tha Ogren Balluku mjekes që i dha raport fëmijës?
20/11 21:00
Neda Balluku kërkon të takojë fëmijët. Çfarë ndodhi me përmbarueset?
20/11 21:00
Të gjithë duan të bëhen kryetarë bashkie. Foni e ka gati zgjidhjen!
20/11 20:30
Dëshmi ekskluzive/ Neda Balluku 1 vit pa përqafimin e fëmijëve! Çfarë i ka bërë Ogreni?
19/11 21:01
“Neda ka dështuar si nënë!” Ogren Balluku përballë Neda Ballukut
19/11 21:00