Fiks Fare/ Bujqit, radhë që pa gdhirë për të përfituar disa litra naftë falas
21/03/2022 20:30

Mijëra fermerë nga e gjithë Shqipëria janë futur në "garë" për të përfituar nga skemat e rimbursimit, që nga nafta, serat, apo kompensime për lopë dhe delet. Megjithatë, duke pasur një numër të madh aplikimesh, jo të gjithë do të fitojnë, teksa në këto skema "fitojnë" ata që aplikojnë të parët apo më të pasurit. Skemat janë bërë përjashtuese për një numër të madh fermerësh, për ata që kanë probleme familjare me pronat, për ata që kanë më pak se 10 lopë, apo më shumë se 50 lopë, për ata që kanë më pas se 100 dele e dhi apo ata që kanë më shumë se 300 dele apo dhi. Nëse një fermer do që të fitojë skemën e ndërtimit të një sere të re, ai duhet të ketë të paktën 100 milionë lekë të vjetra, pasi shteti ka vënë një dysheme për ndërtimin e 1 hektari me serë. Por, shteti rimburson vetëm 50 përqind të vlerës, pasi 50 % e vlerës tjetër duhet ta ketë fermeri. Kjo skemë favorizon totalisht ata më të pasurit, apo biznesmenët, dhe jo fermerët e thjeshtë! Megjithatë, skema më e përhapur këtë vit është rimbursimi i naftës, apo nafta falas! Para disa muajsh, kryeministri Edi Rama tha se janë hapur skemat e naftës falas, ku është vendosur një fond limit për përballimin e rimbursimit të fermerëve. Skema është hapur në datën 25 shkurt 2022 dhe aktualisht afati i mbylljes është shtyrë në datën 30 mars 2022. Por, duke qenë se aplikimi ka një afat, qindra mijë fermerë i janë drejtuar zyrave të bujqësisë në rrethet e tyre për të aplikuar. Në redaksinë e emisionit "Fiks Fare" mbërritën disa video nga zyrat në Lushnje dhe Fier, ku qindra qytetarë qëndronin në radhë për të aplikuar.

Fiks Fare, 6 nëntor 2026/ Motra i vjedh pensionin vëllait të sëmurë – Episodi i plotë
06/11 21:01
66-vjeçari i sëmurë, pa bukë, motra i vjedh pensionin
06/11 21:00
Pa linjë e pa matës, OSHEE i kërkon 2.6 milionë lekë!
06/11 20:45
Të hyftë vetja në qejf! Mallkim apo urim?
06/11 20:30
Fiks Fare – “Na mbyte nënën!” Burri godet gruan me çekiç në kokë – Episodi i plotë, 5 Nëntor 2026
05/11 21:01
Skandal/ Goditi gruan me çekiç në kokë, bashkëshorti: “Isha xheloz!”
05/11 21:00
Apeli në Fiks Fare sjell ndryshimin! Familjes Ujka i restaurohet shtëpia
05/11 20:45
Meri Shehu trazon politikën me parashikimet: Kush do të bjerë dhe kush do sundojë në Shqipëri?
05/11 20:30
Fiks Fare 3 nëntor 2026/ Kompania e ish zv.ministrit detyron banorët të shesin shtëpitë
03/11 21:01
AKM ndaloi shkarkimin, kompania INCA vazhdoi punën, e gjithë ndotja në lumin Drin
03/11 21:00
Gjashtë vite ankesa për ndotje, banorët e Lezhës me pankarta kërkojnë largimin e fabrikës
03/11 20:45
A do të bëhen gjeni fëmijët që rrinë në shkollë deri në 5?
03/11 20:30
Fiks Fare, 2 nëntor 2026/ Lëmoshë për fermerët e rinj, AZHBR ul vlerën lopëve – Episodi i plotë
02/11 21:01
Burokracia për fermerët/ Lopa 3 milionë lekë, AZHBR s’jep as gjysmën e çmimit
02/11 21:00
Kërkonin 4 milionë lekë pa pasur linjë uji! Fiks Fare shpëton qytetarin nga debia
02/11 20:45
“Rama në burg, Berisha në burg!” Çfarë mendojnë deputetët për këtë slogan?
02/11 20:30
Fiks Fare, 30 Tetor 2026/ QSUT-Pacientët me gur në veshka pa aparatura funksionale – Episodi i plotë
30/10 21:01
Skandal në QSUT/ Aparatura jashtë funksionit prej muajsh, pacientët pa shërbim
30/10 21:00
Rindërtimi me çarje dhe lagështirë, kompania fantazmë lë punimet përgjysmë dhe zhduket
30/10 20:45
Shkolla “Mihal Grameno”/ A e njohin nxënësit dhe mësuesit figurën që i ka dhënë emrin shkollës?
30/10 20:30