Fiks Fare/ Autorja, mësuesja që ecte në krah të kundërt dhe shumë shpejt
24/03/2022 20:30

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes zvarritjen e hetimeve dhe gjykimit për shkaktaren e një aksidenti të ndodhur në datën 2 shkurt 2021, ku një person humbi jetën dhe një tjetër është e paralizuar dhe po lëngon në shtrat. Zaime Zdrava, nga fshati Dëshiran i Belshit, iu drejtua emisionit investigativ duke kërkuar ndihmë për shpejtimin e gjyqit, pasi nuk ka lekë të kurohet. Mjekët i kanë rekomanduar që të kurohet jashtë Shqipërisë, pasi nëse nuk shkon në kohë, rrezikon të mbetet e paralizuar përjetë. Pas aksidentit, Zaimja ka qëndruar 12 ditë në koma dhe plot 4 muaj në spital, ku i është nënshtruar 4 operacioneve. Por, sërish ajo qëndron e paralizuar, pasi ka dëmtuar shtyllën kurrizore. "Mjekët më kanë rekomanduar të tjera ndërhyrje. Jam vetëm 43 vjeçe, nënë e dy vajzave. Burri pa punë dhe jetojmë me këto lekët e kempit. Nuk dua që të futet asnjë në burg, po vetëm të shpejtojnë këto gjyqe që edhe unë të marr ato lekë që më takojnë dhe të kurohem jashtë Shqipërisë" thotë me lot në sy Zaimja, e cila ka dhënë dëshmi vetëm një herë, kur është marrë në pyetje nga oficerët e Policisë Gjyqësore në banesën e saj, në fshatin Dëshiran të Belshit. E aksidentuara thotë se autorja e aksidentit, nuk ka bërë asnjë ditë burg dhe është liruar, ndërkohë që një person është futur në dhe' dhe ajo po lëngon në shtrat, për faj të saj. Autorja është hetuar dhe aktualisht po gjykohet me masën e arrestit shtëpiak. Fiks Fare ka siguruar dosjen hetimore për këtë aksident, ku të gjitha aktet e nxjerrin fajtore drejtuesen e mjetit.

Fiks Fare, 6 nëntor 2026/ Motra i vjedh pensionin vëllait të sëmurë – Episodi i plotë
06/11 21:01
66-vjeçari i sëmurë, pa bukë, motra i vjedh pensionin
06/11 21:00
Pa linjë e pa matës, OSHEE i kërkon 2.6 milionë lekë!
06/11 20:45
Të hyftë vetja në qejf! Mallkim apo urim?
06/11 20:30
Fiks Fare – “Na mbyte nënën!” Burri godet gruan me çekiç në kokë – Episodi i plotë, 5 Nëntor 2026
05/11 21:01
Skandal/ Goditi gruan me çekiç në kokë, bashkëshorti: “Isha xheloz!”
05/11 21:00
Apeli në Fiks Fare sjell ndryshimin! Familjes Ujka i restaurohet shtëpia
05/11 20:45
Meri Shehu trazon politikën me parashikimet: Kush do të bjerë dhe kush do sundojë në Shqipëri?
05/11 20:30
Fiks Fare 3 nëntor 2026/ Kompania e ish zv.ministrit detyron banorët të shesin shtëpitë
03/11 21:01
AKM ndaloi shkarkimin, kompania INCA vazhdoi punën, e gjithë ndotja në lumin Drin
03/11 21:00
Gjashtë vite ankesa për ndotje, banorët e Lezhës me pankarta kërkojnë largimin e fabrikës
03/11 20:45
A do të bëhen gjeni fëmijët që rrinë në shkollë deri në 5?
03/11 20:30
Fiks Fare, 2 nëntor 2026/ Lëmoshë për fermerët e rinj, AZHBR ul vlerën lopëve – Episodi i plotë
02/11 21:01
Burokracia për fermerët/ Lopa 3 milionë lekë, AZHBR s’jep as gjysmën e çmimit
02/11 21:00
Kërkonin 4 milionë lekë pa pasur linjë uji! Fiks Fare shpëton qytetarin nga debia
02/11 20:45
“Rama në burg, Berisha në burg!” Çfarë mendojnë deputetët për këtë slogan?
02/11 20:30
Fiks Fare, 30 Tetor 2026/ QSUT-Pacientët me gur në veshka pa aparatura funksionale – Episodi i plotë
30/10 21:01
Skandal në QSUT/ Aparatura jashtë funksionit prej muajsh, pacientët pa shërbim
30/10 21:00
Rindërtimi me çarje dhe lagështirë, kompania fantazmë lë punimet përgjysmë dhe zhduket
30/10 20:45
Shkolla “Mihal Grameno”/ A e njohin nxënësit dhe mësuesit figurën që i ka dhënë emrin shkollës?
30/10 20:30