Fiks Fare/ Akrobati jashtë vendit, rroga i vazhdon te Cirku Kombëtar
15/03/2022 20:30

Në redaksinë e emisionit Fiks Fare mbërriti një informacion ku thuhej se me ndryshimet e fundit të bëra në strukturën e jashtme të godinës së cirkut, një pjesë e mirë e punonjësve nuk paraqiten në orarin zyrtar. Disa prej tyre janë të dypunësuar e disa të tjerë janë larguar prej kohësh nga vendi, por në borderotë e këtij institucioni figurojnë të punësuar. Për të vërtetuar që ky informacion i ardhur në redaksin e Fiksit ishte i vërtetë bashkëpunëtorët e emisionit u interesuan pranë cirkut për dy punonjës të tij gjatë orarit që ata duhej të ishin të pranishëm në institucion. Emrat për të cilët Fiksi u interesua ishin ai i Ibrahim Selishtës me pozicionin akrobat dhe të Brunilda Demollarit mjeshtre profili pranë Cirkut Kombëtar. Zoti Selishta prej disa kohësh është larguar jashtë vendit gjë të cilën e konfirmon edhe Drejtoria e Policisë Tiranë për daljet e tij të shpeshta jashtë vendit. Përsa i përket znj. Demollari ajo është e dypunësuar dhe në cirk e gjen vetëm pas orës 17:30, ndërkohë që duhet të ishte që në mëngjes sipas orarit zyrtar. Znj. Demollari siç u pa qartë në Fiks Fare ishte e punësuar në një shkollë private si mësuese e Edukimit Fizik. Ndërkohë që nga ZV/ Drejtuesi Artistik I Cirkut Kombëtar, Xhejms Kodra është bërë një kërkesë për largimi nga puna të akrobatit Ibrahim Selishta më dt 22 shkurt 2022, shkak janë tre mungesa të pa arsyeshme sipas tij. Ndërkohë që Fiksi tregoi se z. Selishta kishte kohë që mungonte në cirk. Por kjo nuk ishte e gjitha, pasi sipas informatave që kishin siguruar gazetarët e Fiksit punonjësit e Cirkut Kombëtar kundrejt pagesës ofronin shfaqe private jashtë cirkut në orarin zyrtat të punës.

Fiks Fare, 6 nëntor 2026/ Motra i vjedh pensionin vëllait të sëmurë – Episodi i plotë
06/11 21:01
66-vjeçari i sëmurë, pa bukë, motra i vjedh pensionin
06/11 21:00
Pa linjë e pa matës, OSHEE i kërkon 2.6 milionë lekë!
06/11 20:45
Të hyftë vetja në qejf! Mallkim apo urim?
06/11 20:30
Fiks Fare – “Na mbyte nënën!” Burri godet gruan me çekiç në kokë – Episodi i plotë, 5 Nëntor 2026
05/11 21:01
Skandal/ Goditi gruan me çekiç në kokë, bashkëshorti: “Isha xheloz!”
05/11 21:00
Apeli në Fiks Fare sjell ndryshimin! Familjes Ujka i restaurohet shtëpia
05/11 20:45
Meri Shehu trazon politikën me parashikimet: Kush do të bjerë dhe kush do sundojë në Shqipëri?
05/11 20:30
Fiks Fare 3 nëntor 2026/ Kompania e ish zv.ministrit detyron banorët të shesin shtëpitë
03/11 21:01
AKM ndaloi shkarkimin, kompania INCA vazhdoi punën, e gjithë ndotja në lumin Drin
03/11 21:00
Gjashtë vite ankesa për ndotje, banorët e Lezhës me pankarta kërkojnë largimin e fabrikës
03/11 20:45
A do të bëhen gjeni fëmijët që rrinë në shkollë deri në 5?
03/11 20:30
Fiks Fare, 2 nëntor 2026/ Lëmoshë për fermerët e rinj, AZHBR ul vlerën lopëve – Episodi i plotë
02/11 21:01
Burokracia për fermerët/ Lopa 3 milionë lekë, AZHBR s’jep as gjysmën e çmimit
02/11 21:00
Kërkonin 4 milionë lekë pa pasur linjë uji! Fiks Fare shpëton qytetarin nga debia
02/11 20:45
“Rama në burg, Berisha në burg!” Çfarë mendojnë deputetët për këtë slogan?
02/11 20:30
Fiks Fare, 30 Tetor 2026/ QSUT-Pacientët me gur në veshka pa aparatura funksionale – Episodi i plotë
30/10 21:01
Skandal në QSUT/ Aparatura jashtë funksionit prej muajsh, pacientët pa shërbim
30/10 21:00
Rindërtimi me çarje dhe lagështirë, kompania fantazmë lë punimet përgjysmë dhe zhduket
30/10 20:45
Shkolla “Mihal Grameno”/ A e njohin nxënësit dhe mësuesit figurën që i ka dhënë emrin shkollës?
30/10 20:30