Festa vetëm në shtëpi/ Durrës, anulohen të gjitha prenotimet për shkak të orës policore
31/12/2020 15:29

Si asnjëherë tjetër, kjo natë e ndërrimit të viteve do të festohet rreth tryezës së ngushtë familjare. Shumë prenotime për të festuar jashtë shtëpisë janë anuluar. Jo vetëm nga klientët, po dhe nga vetë restorantet. ”Prenotimet u bënë para 2-3 muajve dhe nuk ka asnjë restorant apo ambient publik që të organizojë festën e vitit të ri pasi është e ndaluar, po dhe njerëzit janë të ndërgjegjshëm që nuk duhet të grumbullohen”, shprehet Eduart Xhepa, kryetar i ATA Durrës. Edhe shumë hotele përgjatë bregdetit të Adriatikut e kanë anuluar festën të diktuar nga rrethanat dhe kufizimet, po një pjesë kanë njoftuar në rrjetet sociale se do ta organizojnë festën në këtë natë të ndërrimit të viteve për klientët e akomoduar në to. Menutë e publikuara, po dhe çmimet duken shumë joshëse. ”Kemi kërkuar për hotelet me kapacitete të mëdha që kanë një numër minimal njerëzish të akomoduar në hotel me një leje të posaçme do të organizojnë një festë simbolike të vitit të ri, duke respektuar distancat mes tavolinave dhe pa shumë njerëz.” Juli punon prej vitesh në një nga restorantet më të frekuentuara të Durrësit në periudhën e festave të fundvitit, por këtë natë do të jetë pranë familjes dhe fëmijëve të saj për herë të parë pas kaq vitesh punë. ”Më ndryshe se vitet e tjera për shkak të Covid-it. Vitet e tjera e kemi kaluar gjithnjë në punë. Gjë e mirë është po dhe puna është e rëndësishme, po shumë mirë se do jemi me familjen.” ”Për herë të parë edhe stafet, edhe ata që bëjnë muzikë live do e festojnë në shtëpi.” Më shumë se çdo vit, kjo natë do të jetë një festë familjare, larg gjallërisë së zakonshme, po me shumë shpresa për një vit të ri të mbarë dhe të begatë.

Top News-‘Thaçi, George Washingtoni i Kosovës’,Rama: Joe Biden e tradhtoi, SHBA nuk bëri më të mirën
25/09 21:52
Top News- I dërguari i Trump nis misionin, ambasadori Eric Wendt zbarkon në Shqipëri
25/09 21:51
Top Channel/ “Trump ka të drejtë, AI nuk duhet të ndalohet”, Rama në OKB: Nevojitet IA që…
25/09 21:47
Top Channel/ Nga IA te Revolucioni i Flamingove në Tiranë, Rama 25 minuta fjalim në OKB
25/09 21:47
Top Channel/ “Makineria do t’i përgjigjet dikujt”, Rama në OKB: Problemi është kujt do t’i përgjigjet
25/09 21:46
Top Channel/ Rama në OKB: Narrativa se bregdeti shqiptar u pushtua nga Izraeli erdhi nga algoritmi
25/09 21:43
Top Channel/ “Rreziku më i madh i AI, t’i bindet njeriut të gabuar”, Rama: Ndodhi në vendin tonë
25/09 21:42
Top Channel/ Rama mban fjalim në OKB, komenton protestat, zbulon qëndrimin për AI
25/09 20:11
Top Channel/ UET feston 20-vjetorin, dekada e tretë nis me një kampus të ri
25/09 20:09
Top Channel/ Debati për të drejtën e autorit, botuesit ngrenë shqetësimet në Kuvend
25/09 20:08
Top Channel/ Rama: SHBA tradhtuan Thaçin! Ky vend dhe Biden nuk bënë më të mirën
25/09 19:57
Top Channel/ Mbërrin ambasadori i ri i SHBA, Eric Wendt nis zyrtarisht mandatin e tij në Shqipëri
25/09 19:55
Top News- Rama në New York: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë
25/09 19:52
Top Channel/ “T’i japim goditjen e fundit regjimit”, Berisha: Është detyrimi ynë ndaj shqiptarëve
25/09 19:29
Top Channel/ “Nuk janë asgjë mesazhet që patë dje”, Berisha: Do ju dalin të gjitha
25/09 19:28
Top Channel/ “Pasuritë e vendit të paprekshme për popullin”, Berisha: Për qeveritarët janë parajsa
25/09 19:28
Top Channel/ “Ky regjim po shkatërron popullin”, Berisha: Sot jemi në nivelin e para 100 viteve
25/09 19:27
Top News – I dërguari i Trump nis misionin. Ambasadori Eric Wendt zbarkon në Shqipëri
25/09 18:00
Top Channel/ “Ky vend e tradhtoi Hashim Thaçin”, Rama nga SHBA: Na sulmojnë…
25/09 17:57
Pamjet ekskluzive mbërrin në Shqipëri Eric Wendt, ambasadori i ri i SHBA-së
25/09 16:56