Një fenomen i rrallë natyror në Rusi, të jep idenë se në qiell nuk ka 1 diell, por tre të tillë. Fenomeni më i fundit është filmuar e më pas është publikuar duke u kthyer në virale me shumë njerëz të cilët e cilësonin si video-mashtrim. Por në fakt fenomeni ka ndodhur dhe nuk ka asgjë për t’u çuditur, pasi lidhet me reflektimin e diellit në akull dhe pasqyrimi që kthehet mbrapsht.