Dejsi dhe Sotiri janë dy fëmijët e parë që kanë ardhur në jetë bashkë vitin që sapo hymë, 2017. Kreu i bashkisë Erion Veliaj ishte sot i pranishëm pranë të dy materniteteve në Tiranë, “Mbretëresha Geraldinë” dhe "Koço Gliozheni", ku u dorëzoi çekun e bebes prindërve të fëmijëve.