Emigrantët kërkojnë pension/ Punuan për dekada në Itali, nuk marrin pension në Shqipëri
15/03/2021 15:28

Mungesa e një marrëveshjeje për njohjen e kontributeve të emigrantëve shqiptarë që kanë punuar prej vitesh në Itali dhe janë kthyer po i përball me vështirësi të shumta ekonomiko-sociale shumë prej tyre. Saliu emigroi nga Durrësi drejt Italisë në vitin 1991. Sot, është 80 vjeç dhe nuk po i gëzon dot kontributet për 15 vite punë të rregullt në Itali. “Unë kërkoj që Italia të më japë pensionet për kontributet që kam dhënë. Nuk i përgjigjem dot as sëmundjeve të gruas me 15200 lekë pension që marrë këtu. Nuk dalin as për të ngrenë e me paguajt drita, ujë e gaz. Këta thonë do e rrisim pensionin. Kur, kur të shkoj në varreza?! Na ka kërkuar sërish votat”. Edhe Ylviu ka 21 vite pune. Ata ruajnë çdo dokument nga punësimi i rregullt atje, po deri më sot nuk kanë përfituar asgjë. “Problemi ynë është shumë serioz dhe i mbartur në vite. Ne kërkojmë marrëveshje me Italinë. Jemi në mes të detit. Nuk na njihen vitet e punës në Itali. Unë kam 21 vite kontribute të paguara në shtetin italian dhe 22 e 4 muaj këtu. Me kuotën “Cento” që është në fuqi unë duhej të dilja në pension 62 vjeç, po jam pa pension, pa punë”. Prej vitesh përpjekjet e kësaj kategorie, shqiptarë që emigruan dhe punuan në Itali që në fillim të viteve ’90, kanë dështuar. E ndonëse nuk ekziston një marrëveshje, ka disa rajone në Itali që ua njohin kontributet emigrantëve, ndaj të përballur me këtë padrejtësi ata kërkojnë që shteti të mos i lërë në harresë, po të realizojë marrëveshjen e shumëpritur. “Dy janë rrugët ose të bëhet marrëveshja e të më njihet pensioni, ose te më kthehen kontributet. 369 mijë euro taksa për 21 vite. Edhe në kushtetutën italiane emigranti ka të gjitha të drejtat sociale. Jemi i vetmi shtet në Ballkan që nuk ka marrëveshje me Italinë kur jemi komuniteti më i madh aty. Na është bërë një premtim në 2013 për marrëveshje me Italinë për pensionet. Janë me mijëra emigrantë dhe një shtresë që në vitet e para të demokracisë me remitancat ka kontribuar në vend dhe tani po vuajnë duke shtrirë dorën nga fëmijët për 100 euro”.

Top Channel/ Alarmi i Veliajt: Jam né burg me vrasés serialë!
28/10 23:24
Top Channel/ Nga gjoba te “lista e zezë”! Miratohet paketa anti-dhunë, të gjitha ndryshimet
28/10 23:22
Top Channel/ Shqipëria abstenon për Kubën në OKB, miratohet rezoluta për embargon amerikane
28/10 23:19
Top Channel/“Kushte skandaloze”,avokati i Veliajt pas takimit në burgun e Fierit:Në një korridor me…
28/10 22:23
Top Channel/ ‘Pa ujë e drita rrethuar me vrasës serial’, letra e Veliajt pas transferimit në burgun…
28/10 22:21
Top News- Rregullat e reja për protestat/ Rriten gjobat, ndalohet maskimi, kompensim bizneseve
28/10 22:10
Top News – Ambasdorja e BE takime në Kuvend/ Diskutime me Ballën për procesin e anëtarësimit në BE
28/10 21:53
Top News- Studentët në kërkim të mbështetjes/ Marshimi zhvendoset në korridoret e universiteteve
28/10 21:51
Top News- Republikanët letër Rubios për zyrtarët shqiptarë të korruptuar, kërkojnë masa urgjente
28/10 21:36
Top Channel/ Shtohen rastet me grip, ISHP: Qarkullojnë Covid dhe AH1N1
28/10 19:59
Top Channel/ Protesta, hyn në lojë antiterrori. Arrestohet një person dhe 17 të proceduar
28/10 19:54
Top Channel/ Shpëton syri i Erion Vishkullit, Ministria e Shëndetësisë: Operacioni kaloi me sukses
28/10 19:51
Top Channel/ Protesta e studentëve, për të tretën ditë radhazi shmangen incidentet
28/10 19:49
Top Channel/ Kufizim vizash zyrtarëve shqiptarë, dy kongresmenë amerikanë letër Rubios: Masa…
28/10 19:38
Top News – Apeli ‘siguron’ bojkotin e GJKKO. Avokatët mund të marrin pjesë pa rrezikuar licencën
28/10 18:00
Top Channel/ Protestohet në Kosovë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, hidhen fishekzjarr drejt policisë
28/10 17:31
Top Channel/ “Urgjencë kombëtare”/ Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, protestohet në Kosovë
28/10 16:33
Top News – Rama konfirmon paketën fiskale, por me tre ‘retushime’ të vogla për nivelin e tatimit
28/10 15:32
Top Channel/ Kroacia bllokon ushqimet shqiptare. Fiqtë e thatë me aflatoksina, specat me pesticide
28/10 15:29
Top News- ‘Rrëmbim dhe cenim të drejtash’. U zhvendos në burgun e Fierit, Veliaj: Transferim politik
28/10 15:27