Bota la pas një nga vitet më të vështira për ekonominë në dekadat e fundit me shpresën se 2013-a do të jetë më i mirë.Por kjo nuk do të jetë e vërtetë për të gjithë. Disa vende, kryesisht në Azi përjetojnë bum ekonomik, të tjerë në Europë mbeten në kthetrat e krizës dhe spiralen negative të rënies ekonomike. Sipas "The Economist" lista e ekonomive me rritjen me të madhe në vitin 2013 kryesohet nga Makau.