Udhëtimi i “Summer Fest” kësaj radhe ndalet në Durrës, një ndër qytetet më të lashtë në pellgun e Mesdheut… Durrësi është një qytet me origjinë të lashtë. Epidamn- Dyrrah, u ndërtua nga Ilirët Taulantë. Vendndodhja e favorshme e ka kthyer në një pikë kyçe, me një rol të rëndësishëm gjeopolitik në të gjitha kohërat.