Kryeministri Edi Rama inspektoi punimet për ndërtimin e ByPass të Tiranës. “Ajo që të gjithë duhet ta mbajnë parasysh në këtë zonë, është rritja e ndjeshme e vlerës së pronës së tyre, ndërkohë që pa diskutim çdo shpronësim do të bëhet ashtu si duhet, me transparencë sipas ligjit dhe ndërkohë do të jetë një aks që do ta çlirojë kryeqytetin nga një ngarkesë e tepërt e cila është një ngarkesë e detyruar si pasojë e mungesës së këtij aksi ku të gjithë futen në Tiranë. Kështu një pjesë e fluksit do të vazhdojë lirshëm drejt jugut ose juglindjes, në varësi nga drejtimet dhe pjesa tjetër do të ketë më shumë lirshmëri për të hyrë dhe për të dalë në kryeqytet”, - theksoi Kryeministri.