Dudushi e Lela me tone të larta: SKAP-i juaj ka kapur më shumë nga PS se opozita juaj qaramane
27/02/2025 22:17

Çfarë beteje është të godasësh drejtësinë, kur ju vetë, kur keni dalë nga SPAK, keni folur me konsiderata të larta për standardet e reja të drejtësisë dhe i keni konsideruar kolegë Prokurorët e SPAK? Nga njëra anë, ju dhe gjithë Partia Socialiste jeni investuar ta tregoni Reformën në Drejtësi si produkt të PS, pse i ul kredencialet e tua duke goditur drejtësinë? Unë nuk po godas drejtësinë! Në SPAK ka plot njerëz dinjitozë, me 10-ta, me meritë dhe me profesionalizëm, që i bëjnë nder kësaj reforme. Dhe po, kolegë janë, punojmë të gjithë për Republikën, për Shtetin, për vendin. Koleg është edhe pastruesi e polici, edhe kryeministri dhe Presidenti - se punojmë të gjithë për një mision, Shqipërinë në Europë e Tiranën si pjesën më Europiane të saj. Por, nuk ka pyll pa derra dhe nëse na shitet si ajkë dikush me 5-a, që e çan karrierën nga shtrati e jo nga shteti, me konflikt të pastër interesi dhe në shkelje të kritereve, patjetër që do të flas. Unë jam në burg, Grida, djalit s’i kemi thënë ende. Jemi në situatë komplet të pabarabartë: Unë në burg, ku as takoj njeri, as informohem dot. Sot as krerët e kulteve, as deputetët, as dy senatorë italianë, as nënkryetarët e Bashkisë, as anëtarët e Këshillit Bashkiak, e askush tjetër nuk lejohet. Kurse Sali kërma i 21 Janarit e Gërdecit, që i kërkon falje Olsit, është i lirë. Edhe kur ishte në arrest shtëpie dhe nuk i lejohej takimi me asnjë person, përveç familjarëve, ai vazhdonte qetësisht të priste me kuç e me maç pa e ndaluar kush dhe në kundërshtim të urdhërimit të SPAK dhe të vendimit të Gjykatës. Po kështu, nuk patën guximin, kur ishte në arrest shtëpie e paraqitej në gjykatë, ta shoqëronin me automjetin e Policisë së Shtetit, por lëvizte me makinën e tij private, serbes-serbes. Jo e njëjta gjë ndodhi me bashkëshorten time, pasi në respektim të ligjit u paraqit ditën e seancës e shoqëruar nga punonjësit e Policisë së Shtetit dhe me automjetin e tyre. I jap gjithë mbështetjen Drejtësisë, por nëse e duam vërtet, duhet t’ia themi kur ka një masë tumorale në formën-gjuhën-dëftesën-hilen e Ols Dados, që trupi i shëndoshë të mos gangrenizohet nga kati shtesë i kollovarit pa letra në pisllëkun që e emëroi në 2008.

Avione dhe jahte! Jeta e ” shthurur” e Beqirajt! SPAK thërret Ballukun, çfarë provash të reja ka?
30/07 23:10
Shehaj rrëmbeu marrëveshjen sekrete, Hoxha: Kreu i SPAK tha se është në verifikim
30/07 23:05
A do ketë kërkesë të dytë për arrestimin e Ballukut? Hoxha: Të premten është thirrur në SPAK
30/07 23:00
Dy avionë në pronësi, gazetarja Hoxha: Beqirajt i’u sekuestruar jahti 1 milionë euro në Shqipëri
30/07 22:55
Parti e re nga protesta? Shkundet Europa nga shqiptarët! Flasin aktivistët që u përplasën me deputetët
30/07 22:55
“Do të ta mbyll gojën me ngjitës e tel”, aktivisti Lleshi rrëfen dhunën brutale nga polici, më tha gangster
30/07 22:50
Aktivistët kundër një përfaqësie politike: Protestuesit duan shembjen totale të kësaj qeverisje
30/07 22:25
“Besa jonë është jep dorëheqjen”, aktivistët i përgjigjen Ramës: As Besa, as Diella nuk na heq nga sheshi
30/07 22:10
Ekspertët e Turizmit folën për Zvërnecin: Investimi i jashtëzakonshëm, nuk duhet humbur
30/07 22:02
Sondazhi që sqaroi gjithçka! Grida Duma lexon të dhënat: Shqiptarët dolën për keqqeverisjen
30/07 22:01
E pabesueshme! Del harta me 264 ditë protesta shqiptarësh në botë! Semanaj: Nuk ndalemi!
30/07 22:00
Historia e dy vëllezërve protestues, Lleshi: Nga Berlini dhe Londra për dashurinë për Shqipërinë
30/07 21:55
Protesta ngjarja që shkundi politikën! Grida Duma tregon si ndryshoi Rama dhe paralajmëron…
30/07 21:45
Protestat e shqiptarëve “shkundën” edhe diasporën, Grida Duma: Kordinimin spektakolar e pa Europa
30/07 21:45
Agjentët e huaj orkestruan protestën? Eksperti i CIA: Iranianët duan të largojnë Shqipërinë nga BE
30/07 21:41
Banorët e Zvërnecit “përballen” me Ramën në Top Story! Qytetari zbardh prapaskenat e takimit
30/07 21:31
Protesta vazhdon…çfarë po paralajmëron Grida Duma: Sezonin e ri televiziv…
30/07 21:29
Sekreti i valixhes së presidentit të SHBA, armët që kanë fuqi të shkatërrojnë botën
27/07 23:05
Celularët, të njëjtat valë si antena! Pse duhen mbajtur larg kur flemë?
27/07 23:00
“Mbajeni 1 metër larg”, këshilla e mjekes Marsida Duli: Kur flini mos e mbani celularin afër
27/07 22:55