Minella Borova ishte një artist që mori shumë dashuri. Nga publiku i Korcës dhe ai i Shqipërisë. Por ne vitin ‘93 ai u detyrua te largohej ne Argjentinë. Emigracioni nuk ishte zgjedhja më e mirë e jetës së tij. Një fil dokumentar që rrëfen me elegancë ketë gjë; vështirësinë e emigracionit dhe jetën e Minella Borovës shfaqet në edicionin e 18 të TIFF. “ White Stain” me regji të Lucrecia Oviedo. Një prodhim argjentinas rrëfen jetën e Minellës në vitet e fundit ne rrëfime të vetë atij dhe të miqve të tij.