Dizenjatori i buzëqeshjes, Dr. Roland Zhuka nga Klinika Implantus, vjen në një rrëfim përtej profesionit të tij, duke ndarë 25 vite eksperiencë në stomatologji, filozofinë e punës dhe raportin e veçantë me pacientët. Ai shpjegon se si teknologjia Digital Smile Design (DSD) po ndryshon mënyrën se si projektohet buzëqeshja, duke i dhënë pacientit mundësinë të shohë rezultatin përpara se trajtimi të nisë. Por përtej teknologjisë dhe suksesit profesional, Dr. Zhuka rrëfen edhe lidhjen e fortë me besimin, duke zbuluar rolin e gjyshes në formimin e tij shpirtëror.