Dhunohej nga burri, Fiksi strehon nënën me 3 fëmijë që endeshin rrugëve – Fiks Fare
12/04/2024 20:30

Drane Nikolli nëna 36 vjeçare e 3 fëmijëve të braktisur nga bashkëshorti i drejtohet Fiksit për ndihmë. Ajo është ndarë nga bashkëshorti i saj për arsye të forta të dhunës nga konsumimi alkoolit, si rrjedhojë është braktisur prej disa vitesh dhe endet rrugëve. Djali i saj i madh është i paralizuar në karrocë dhe ajo për pamundësi financiare ja ka lenë Kishës, pasi ka dhe dy fëmijë të tjerë të mitur. Ajo jeton në Tiranëe në një dhomë si magazinë, pa tavan, pa drita. Të vetme të ardhura janë 20 mije lëkë që i jep Kisha me të cilat paguan qiranë dhe me diferencën që i mbetet blen ushqime për fëmijët. Ajo nuk ka as kushte për të gatuar ,nuk ka dush për t'i larë tregon se i pastron me letra të lagura. Ajo pashaportizimin e ka në Pukë dhe kërkon divorcin nga i shoqi, por që nuk ka para për të hapur gjyqin. Fiksi iu drejtua Shërbimit Social Tiranë dhe Njësisë nr 11 ku drejtori Alfred Muharremi gjeti një zgjidhje. 36 vjeçarja dhe tre fëmijët e saj u sistemuan në një shtëpi në Kamëz ku qiraja paguhet nga bashkia, kurse arredimi i saj u bë nga shërbimi social. Alfred Muharremi drejtori i Shërbimit Social të qarkut të Tiranës falenderon Fiksin për sinjalizimin dhe në bashkëpunim me fondacionin Mirësi për Botën dhe përfaqësues të Bashkisë Kamëz dhe Tiranë mundën t'i sogurojnë Dranes kushte më të mira jetese. "Sot është dhe data 12 Prill e cila përkon dhe me ditën ndërkombëtare të fëmijëve në rrugë. Shpresojmë t'i vijmë sa më shumë në ndihmë familjeve të këtyre problematikave, pasi kjo është detyre e Shërbimit Social dhe uroj që kësaj nisme t'i bashkohen dhe shumë organizata të tjera" përfundon z. Muharremi.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 30 Korrik 2026
30/07 21:01
Monitorime/ “Gjetët patronazhistët në dollap?!” Batuta që shpërtheu në studio – Fiks Fare
30/07 21:00
“Implantet më shkatërruan kockën!” Pacientja denoncon dentistin: S’më kthen as paratë! – Fiks Fare
30/07 20:45
13.300 euro hak pune të papaguara, familja denoncon punëdhënësin në Francë – Fiks Fare
30/07 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 29 Korrik 2026
29/07 21:01
Monitorime/ “Fjalë burri’, por femrat e mbajnë fjalën si burrat – Fiks Fare
29/07 21:00
“Mos bëj kimioterapi!” Nutricionistja premton shërim të kancerit me laptop, kufje e shufër metali
29/07 20:45
Shqiptarët, llogaritarët më të zotë! Si arrijnë të shtyjnë muajin me rrogën apo pensionin?-Fiks Fare
29/07 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 28 Korrik 2026
28/07 21:01
Monitorime/ Amvisa “Mua më kapni larg, makaronat afër se dukem e shëndosh!” – Fiks Fare
28/07 21:00
Fituan pas 9 vitesh gjyqin për licencën e transportit, qeveria nuk ua zbaton! – Fiks Fare
28/07 20:45
6 vjet duke jetuar me ujëra të zeza, zgjidhet problemi pas ndërhyrjes së Fiks Fare
28/07 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 27 Korrik 2026
27/07 21:01
Monitorime/ Shefja: Dil xhiro nga “Myslym Shyri” kur s’të punohet – Fiks Fare
27/07 21:00
160 milionë lekë për rrugën Tamarë–Vukël, banorët “Po na bie mali mbi kokë!” – Fiks Fare
27/07 20:45
“Nuk po ia dal më!” Gruaja që mban mbi supe burrin, djalin e sëmurë dhe vjehrrën e verbër – Fiks Fare
27/07 20:30
Monitorime/ Gazetarja braktis live-in, trembet nga një qen në terren – Fiks Fare
24/07 21:00
Pagoi 8000 € për licencën e transportit me Sicilinë, pas 7 vitesh s’ka as dokument e as paratë
24/07 20:45
6 vite pas tërmetit pa shtëpi! Qytetari “Paratë janë dhënë, por nuk kanë ardhur te unë” – Fiks Fare
24/07 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 23 Korrik 2026
23/07 21:01