Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkoi hartimin e një ligji krejtësisht e ri për të ardhurat tatimore. Në një takim me administratën tatimore, përfaqësuesja e dhomës, Alketa Uruci tha se ndryshimet e shpeshta kanë bërë që ligji të humbë kuptimin fillestar të tij, ndërkohë që aplikimi i niveleve të ndryshme të tatim-fitimit për tavanë xhiroje vjetore të ndryshme ka rritur mundësitë për evazion fiskal.