Deschamps: Shqipëria e motivuar/ “Do të jetë një ndeshje e fortë, do bëjmë më të mirën”
16/11/2019 19:41

Trajneri Didier Deschamps është i bindur se franca e tij nuk do ta ketë aspak të lehtë përballjen me Kombëtaren shqiptare. Në një konferencë për shtyp ku ai u shfaq me disa minuta vonesë, trajneri i Bluve që në Air Albania stadium do të festojë ndeshjen e tij të 100 në krye të Francës bëri vlerësimin e tij për skuadrën kuqezi të Edi Rejas. “Do të jetë një ndeshje e fortë, pasi Shqipëria do të luajë në stadiumin e ri. Për më tepër shqiptarët do të manifestojnë dashurinë e tyre për futbollin. Kombëtarja shqiptare ka lojtarë cilësorë që luajnë në Evropë. Jam i bindur që do të kemi përballë një ekip të motivuar. Ndeshjet me Moldavinë dhe Turqinë janë harruar, i përkasin të shkuarës. Unë besoj se ekipi im, do të bëjë një performancë të mirë, ndaj Shqipërisë”, tha Didier Deschamps, trajner i Francës. Në të njëjtën linjë me trajnerin e tij ishte edhe kapiteni i Francës, Raphael Varane që më herët theksoi se sfida vështirësohet akoma më shumë nga fakti që luhet ditën e përurimit të stadiumit “Do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi Shqiperia bën një lojë intensive në krahë. Fitorja në paris na lehtësoui por këtë radhë nuk do të jetë e lehtë. Do të na takojë që të luajmë fort, edhe trajneri tha se do të jetë e vështirë pasi Shqipëria do të luajë në shtëpinë e saj dhe do të përurojë stadiumin e ri”, deklaroi Raphael Varane, kapiten i Francës. Kombëtarja shqiptare dhe Franca do të luajnë këtë përballje me emocione për kuqezinjtë në orën 20:45 të së dielës dhe ajo do të transmetohet në platformën Digitalb.

Top News- Përballjet e Kombëtares. Kuqezinjtë nisin punën, shiten biletat për sfidën me Finlandën
10/11 10:51
Top Channel/ Gara e hipizmit, Enes Brahimi triumfon në dy kategori
07/11 20:00
Top News – Kombëtarja në Nations League, Maran konfirmon tërheqjen e Balliut
06/11 16:32
Top Channel/ Fëmijët francezë vizitë në Shqipëri/Të vegjlit zhvillojnë turne së bashku me prindërit
25/10 15:31
Top News- Skandal në basketbollin grek. Arrestohet presidenti i Federatës Greke, Liolios
21/10 15:13
Top Channel/ Daja dhe i biri, nga i njëjti ekip, tani përballë, përqafimi “i fundit” përpara duelit
21/10 15:03
Top Channel/ Olsi Rama në festën e Dinamos: Nuk vij drejtor, kështu që s’e heq më Dajën nga puna
21/10 14:59
Top Channel/ Batutat në ditëlindjen e trajnerit Daja: Ky s’durohet 60 vjeç, jo 100
21/10 14:59
Top Channel/ Daja krah Irma Libohovës: Ju dua të gjithëve aktivë, përndryshe ikni në shtëpi
21/10 14:58
Top Channel/ Dinamo feston ditëlindjen e Dajës, trajneri: Merreni në dorë ju gjenerata Z
21/10 14:58
Top News – ‘E ardhmja e Shqipërisë meriton më shumë’/ Kombëtarja ngre zërin ndaj dhunës policore
18/10 14:06
Top News – Mitaj rikthehet te gjyshërit, Futbollisti viziton vendlindjen në Malësinë e Madhe
13/10 14:50
Top Channel/ Boksi, finalet nuk zhvillohen. Dhunë dhe presion, ringu “pushtohet” nga rrugaçët
12/10 15:30
Top Channel/ Vllaznia bojkoton stërvitjen pas roblemeve me pagat, skuadrat në krizë totale
08/10 20:02
Top Channel/ Shqipëria kërkon kreun sonte, San Marino në “Arenën Kombëtare”
06/10 20:31
Top Channel /Kombëtarja kërkon kthesën. Maran: Me San marinon duhet të jemi seriozë
05/10 22:56
Top News-Kombëtarja mbyll përgatitjet. Risi në listën e Maran, thirret portieri i skuadrës u21
05/10 22:41
Top News- Sfida me San Marinon. Manaj-Ta mbyllim që në fillim e të marrim 3 pikët
05/10 20:30
Top News- Kombëtarja pret San Marinon. Maran-Nuk ka ndeshje të lehta, në portë, Dajsinani
05/10 20:00
Top Channel/ Gafat në portë, Maran zbulon gardianin që do të luajë kundër San Marinos
05/10 19:26