Duke analizuar situatën politike të Kosovës, gazeta austriake “Der Standard” thotë se mbetet e paqartë nëse qeveria e re do të arrijë të krijohet. Albin Kurti ka 15 ditë për të vendosur, shkruan e perditshmja e njohur në një artikull kushtuar aktualitetit politik në Kosovë në mesin e ngërçit që kanë krijuar mospajtimet e Lëvizjes Vetëvendosje me LDK-në, të cilat nuk po lejojnë arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare për bashkëqeverisje.