Dekorohen sportistët, vlerësimi i presidentit Meta për figurat historike të sportit
05/11/2019 20:00

Kjo e martë shndërroi presidencën për pak orë në një arenë futbolli, kur presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta dekoroi me titullin ‘’Mjeshtër i madh’’ 4 personalitete që i dedikuan jetën këtij sporti duke lartësuar jo vetëm emrin e tyre por dhe të klubeve ku kanë dhënë kontribut. Ilias Çeço, Faruk Sejdini, Skënder Gega dhe i ndjeri Gani Merja u vlerësuan në këtë mënyrë nga presidenti, i cili ashtu siç e do rasti me anë të një fjalimi i falenderoi për gjithçka i kanë dhënë futbollit shqiptar. I ulur në rreshtin e parë duke dëgjuar çdo kompliment për të qëndroi Faruk Sejdini, i cili këtë vlerësim e mori mbi të gjitha për historinë e tij te Dinamo, e pikërisht kjo e gëzon e në të njëjtën kohë trishton figurën e tij që nuk kursehet të flas për aktualitetin e këtij klubi e gjithashtu për emocionet që i dhuroi titulli ‘’Mjeshtër i madh’’. ‘’Më vjen mirë qe vlerësohem me këtë titull. Nuk e prisja sepse këtë e për gjithçka bëra tek Dinamo, ndërsa aktualisht ky klub është në ‘’terr’’ dhe po bie nga kategoria e parë. Kjo më shqetëson sepse nuk kanë fusha, stadium, Dinamo po humbet dhe ne të gjithë së bashku duhet ta ndihmojmë të rikthehet aty ku ka qenë më parë. Sa i takon stadiumit te ri, jam i lumtur që do të jem prezent në ndeshjen e parë që do të zhvillohet ndaj Francës’’, u shpreh Sejdini. Fjalët e një figure si Sejdini padyshim rëndojnë në emrin e Dinamos që duket sa ka humbur busullën e nuk di të gjejë rrugën drejt vendit që i takon.

Top News- Përballjet e Kombëtares. Kuqezinjtë nisin punën, shiten biletat për sfidën me Finlandën
10/11 10:51
Top Channel/ Gara e hipizmit, Enes Brahimi triumfon në dy kategori
07/11 20:00
Top News – Kombëtarja në Nations League, Maran konfirmon tërheqjen e Balliut
06/11 16:32
Top Channel/ Fëmijët francezë vizitë në Shqipëri/Të vegjlit zhvillojnë turne së bashku me prindërit
25/10 15:31
Top News- Skandal në basketbollin grek. Arrestohet presidenti i Federatës Greke, Liolios
21/10 15:13
Top Channel/ Daja dhe i biri, nga i njëjti ekip, tani përballë, përqafimi “i fundit” përpara duelit
21/10 15:03
Top Channel/ Olsi Rama në festën e Dinamos: Nuk vij drejtor, kështu që s’e heq më Dajën nga puna
21/10 14:59
Top Channel/ Batutat në ditëlindjen e trajnerit Daja: Ky s’durohet 60 vjeç, jo 100
21/10 14:59
Top Channel/ Daja krah Irma Libohovës: Ju dua të gjithëve aktivë, përndryshe ikni në shtëpi
21/10 14:58
Top Channel/ Dinamo feston ditëlindjen e Dajës, trajneri: Merreni në dorë ju gjenerata Z
21/10 14:58
Top News – ‘E ardhmja e Shqipërisë meriton më shumë’/ Kombëtarja ngre zërin ndaj dhunës policore
18/10 14:06
Top News – Mitaj rikthehet te gjyshërit, Futbollisti viziton vendlindjen në Malësinë e Madhe
13/10 14:50
Top Channel/ Boksi, finalet nuk zhvillohen. Dhunë dhe presion, ringu “pushtohet” nga rrugaçët
12/10 15:30
Top Channel/ Vllaznia bojkoton stërvitjen pas roblemeve me pagat, skuadrat në krizë totale
08/10 20:02
Top Channel/ Shqipëria kërkon kreun sonte, San Marino në “Arenën Kombëtare”
06/10 20:31
Top Channel /Kombëtarja kërkon kthesën. Maran: Me San marinon duhet të jemi seriozë
05/10 22:56
Top News-Kombëtarja mbyll përgatitjet. Risi në listën e Maran, thirret portieri i skuadrës u21
05/10 22:41
Top News- Sfida me San Marinon. Manaj-Ta mbyllim që në fillim e të marrim 3 pikët
05/10 20:30
Top News- Kombëtarja pret San Marinon. Maran-Nuk ka ndeshje të lehta, në portë, Dajsinani
05/10 20:00
Top Channel/ Gafat në portë, Maran zbulon gardianin që do të luajë kundër San Marinos
05/10 19:26