Shqyrtimi i rezolutes çame në Komisionin Parlamentar të Jashtëm ka marre një rrjedhë të papritur. Teksa palët kishin nisur diskutimin e një drafti të sjellë nga PDIU dhe një nga PS, kryetari i Komisionit, demokrati Fatos Beja ka surprizuar të gjithë, kur u ka dhënë propozuesve, procesverbalin e votimit të projektrezolutës së vitit 2004, sipas të cilit, kjo rezolutë me votat që ka marrë është e miratuar që në atë kohë.