Çfarë ndodhi 11 vjet më parë?/ Shembja e pallatit në Gjirokastër, deklaratat e Berishës dhe Ramës dhe arrestime…
02/12/2019 19:10

Në 9 nëntor të vitit 2008, qyteti i Gjirokastrës u trondit nga një ngjarje e rëndë teksa një pallat 5 katësh u shemb duke zënë nën rrënoja 3 persona. Shkaku i shembjes së pallatit ishte gropa e hapur për ndërtimin e një pallati të ri, vetëm pak metra më tej. Menjëherë në vendngjarje mbërritën kryeministri i asaj kohe Sali Berisha, por edhe Edi Rama që drejtonte opozitën. Të dy kërkuan të njëjtën gjë. Vetëm një ditë pas tragjedisë, në datën 10 nëntor policia arrestoi 8 persona mes të cilëve pronarin e firmës që po ndërtonte pallatin e ri, shefen e inspektoriatit të ndërtimit në Gjirokastër si dhe shumë zyrtarë të tjerë të bashkisë. Shumë nga këta persona u dënuan me burg deri në 5 vjet në të gjitha shkallët e gjykimit, ndërsa kompania ndërtuese i pagoi mbrapsh qeverisë të gjitha shpenzimet për strehimin e familjeve që humbën shtëpitë. Fiks 11 vite më vonë Shqipëria u përball me një tragjedi shumë më të madhe, ku dhjetëra pallate u shembën si pasojë e tërmetit ndërkohë që qindra dhe mijëra të tjera janë të pabanueshëm. Shumica dërrmuese e pallateve të shembura nga tërmeti dhe atyre që sot janë të pabanueshme mendohet se kanë abuzime në cilësinë e ndërtimit. Në Durrës zyrtarët kanë shkelur ligjin duke dhënë leje në vende ku nuk mund të ndërtohet, ndërsa ndërtuesit kanë abuzuar me standardet e sigurisë për të nxjerrë fitime të paligjshme. Por pavarësisht se këto shkelje i morën jetën 51 personave dhe lanë pas qindra milionë euro dëme këtë herë qeveria hesht. Edi Rama i Durrësit duket ndryshe nga ai i 11 viteve më parë në Gjirokastër. Për habi heshtja ka pllakosur edhe opozitën, pasi as Lulzim Basha nuk ka kërkuar vënien para ligjit të përgjegjësve. Edhe pse prokuroria e Durrësit njoftoi nisjen e hetimeve, politika hesht në sinkron, një heshtje qe duket gati gati si e koordinuar për të shpallur fajtor tërmetin dhe për t’ia hedhur koston e rindërtimit qytetarëve. Por ata që shkaktuan 51 viktima të pafajshme dhe qindra milionë euro dëme kanë emër. Familjarët që sot janë në rrugë i njohin mirë se kush janë zyrtarët, inxhinierët dhe ndërtuesit të cilët ju ndërtuan ferrin mbi rërën e Durrësi. Pavarësisht heshtjes së politikës në Tiranë.

Top Channel/ Kolaps në Korçë, gjysma e qytetit pa ujë pas një defekti në tubacion
13/11 23:11
Top News-Sinjale nga SHBA për zgjedhjet vendore/Zyrtarja e DASH takim me tre përfaqësues të opozitës
13/11 21:35
Top News – 280 paund në ditë për shpërndarje. Bandat shqiptare reklamojnë ‘biznesin’ në TikTok
13/11 20:30
Top News- Kapet në Igumenicë shqiptarja/ 31-vjeçarja transportoi mbi 86 kg kanabis me makinë
13/11 20:18
Top News- Kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë/ GJKKO rrëzon kërkesën e grupit të kokainës
13/11 20:11
Top News – Hapat e Shqipërisë drejt BE/ Studim nga Parlamenti Europian, kritika për korrupsionin
13/11 20:02
Top Channel/ Berisha: Duhet bashkim në zgjedhje. Nuk do të bojkotojmë
13/11 19:45
Top Channel/ Ndryshon projekti i hekurudhës, stacioni i trenit spostohet 500 m larg aeroportit
13/11 19:42
Top Channel/ Studimi i PE, negociatat brenda 2027: Shqipëria në BE 2029-2030!
13/11 19:35
Top News- Arrestohet shqiptari në Kakavijë. Kërkohej nga Zvicra për trafik droge dhe pastrim parash
13/11 17:54
Top Channel/ BE paralajmëron për kurthin rus/ Kallas kërkon armëpushim në Ukrainë
13/11 16:16
Top Channel/Koreja e Veriut vjedh 400 mln $/ FBI:Hakerët e Phenianit përdorën video-thirrje të rreme
13/11 16:13
Top Channel/ Rindizet konflikti në Lindjen e Mesme: Irani sulmon radarin e SHBA-së në Bahrein!
13/11 16:10
Top Channel/ Homazh për Ibrahim Tukiçin. 100-vjetori i lindjes së tenorit të madh
13/11 16:10
Top Channel/ Moti i keq godet veriun e vendit. Pa energji Kukësi, përroi bllokon rrugën në Theth
13/11 16:02
Top Channel/ Rruga e shkatërruar në Kukës. Aksi Mamëz-Surroj-Arrën mes gropave dhe baltës
13/11 16:01
Top Channel/ 100 mijë shqiptarë me diabet, 50 mijë të padiagnostikuar. 10 mijë raste të reja në vit
13/11 16:01
Top Channel/ Pagat rriten nga mungesa e stafit. Banka e Shqipërisë: Emigrimi po zbraz tregun e punës
13/11 15:48
Top Channel/ Strehim social për 7 mijë familje.Miratohet në komision projektligji për kreditë e buta
13/11 15:45
Top Channe/ Ky është bosi shqiptar i kokainës, e ka frikë mafia italiane, jetë luksi në Dubai me…
13/11 15:40