Bylis, surpriza e superligës/ Ballshiotët dalin të dytët në renditje para Tiranës dhe Kukësit
08/11/2019 19:53

Renditen të dytët në kategorinë superiore me vetëm një pikë më pak se Partizani kryesues. Skuadra e Bylisit është më shumë se një histori suksesi, duke qenë se veç rezultateve të rëndësishme që e kanë shoqëruar, di gjithashtu të dhurojë emocione dhe futboll interesant për ndjekësit e saj ndaj kanë fituar vëmendjen e të gjithëve. Trajneri Dovedan nuk nguron të pranojë hapur që është befasuar nga kushtet e punës dhe gjithçka tjetër gjeti tek Bylis. Në të njëjtën linjë qëndron dhe portieri Isli Hidi i cili ishte afrimi më i bujshëm i këtij sezoni tek skuadra ballshiote. Isli Hidi Portier i KF Bylis: ‘’ Kisha shumë kohë që nuk vija në Ballsh dhe të them të drejtën u surprizova nga kushtet, ambienti këtu është shumë I mirë. Kompleksi na jep mundësi të punojmë edhe me mirë. E rëndësishme është të arrijmë rezultate pozitive dhe të grumbullojmë sa më shumë pikë’’. Veljko Dovedan Trajner i KF Bylis: ‘’ Sigurisht që kur ke një kompleks ne dispozicion puna bëhet më e lehte. Nuk e prisja të kisha këto kushte dhe kjo më ndihmon jo pak. Jo vetëm kompleksi por edhe stadiumi është mjaft i mirë, duke i bashkangjitur mbështetjen e tifozëve bëhet akoma dhe më bukur.’’ Për tifozët skuadra e futbollit nuk është vetëm një zgjedhje e mirë për tu argëtuar në fundjavë, por një mënyrë jetese. Nga më të rinjtë e deri tek të moshuarit, Bylis mbetet motiv krenarie. Petrit Zotaj Tifoz i KF Bylis: ‘’Populli këtu ushqehet me futboll dhe Ballshi është një nga vendet me futbolldashës. Këtu kushtet janë mjaft të mira dhe futbollistët janë të rinjë ndërsa trajneri ka ditur të punojë me ta. Kemi një skuadër që nuk I mungon asgjë për të arritur sa me lartë’’. Anteo Shehaj Tifoz i KF Bylis: ‘’Unë e ndjek skuadrën ne stadium kur luajnë ne Ballsh dhe në stërvitje. Kompleksi ku punojnë është shumë i mirë dhe mendoj që i plotëson kushtet qe skuadra ta ketë edhe më të lehtë punën’’.

Top News- Përballjet e Kombëtares. Kuqezinjtë nisin punën, shiten biletat për sfidën me Finlandën
10/11 10:51
Top Channel/ Gara e hipizmit, Enes Brahimi triumfon në dy kategori
07/11 20:00
Top News – Kombëtarja në Nations League, Maran konfirmon tërheqjen e Balliut
06/11 16:32
Top Channel/ Fëmijët francezë vizitë në Shqipëri/Të vegjlit zhvillojnë turne së bashku me prindërit
25/10 15:31
Top News- Skandal në basketbollin grek. Arrestohet presidenti i Federatës Greke, Liolios
21/10 15:13
Top Channel/ Daja dhe i biri, nga i njëjti ekip, tani përballë, përqafimi “i fundit” përpara duelit
21/10 15:03
Top Channel/ Olsi Rama në festën e Dinamos: Nuk vij drejtor, kështu që s’e heq më Dajën nga puna
21/10 14:59
Top Channel/ Batutat në ditëlindjen e trajnerit Daja: Ky s’durohet 60 vjeç, jo 100
21/10 14:59
Top Channel/ Daja krah Irma Libohovës: Ju dua të gjithëve aktivë, përndryshe ikni në shtëpi
21/10 14:58
Top Channel/ Dinamo feston ditëlindjen e Dajës, trajneri: Merreni në dorë ju gjenerata Z
21/10 14:58
Top News – ‘E ardhmja e Shqipërisë meriton më shumë’/ Kombëtarja ngre zërin ndaj dhunës policore
18/10 14:06
Top News – Mitaj rikthehet te gjyshërit, Futbollisti viziton vendlindjen në Malësinë e Madhe
13/10 14:50
Top Channel/ Boksi, finalet nuk zhvillohen. Dhunë dhe presion, ringu “pushtohet” nga rrugaçët
12/10 15:30
Top Channel/ Vllaznia bojkoton stërvitjen pas roblemeve me pagat, skuadrat në krizë totale
08/10 20:02
Top Channel/ Shqipëria kërkon kreun sonte, San Marino në “Arenën Kombëtare”
06/10 20:31
Top Channel /Kombëtarja kërkon kthesën. Maran: Me San marinon duhet të jemi seriozë
05/10 22:56
Top News-Kombëtarja mbyll përgatitjet. Risi në listën e Maran, thirret portieri i skuadrës u21
05/10 22:41
Top News- Sfida me San Marinon. Manaj-Ta mbyllim që në fillim e të marrim 3 pikët
05/10 20:30
Top News- Kombëtarja pret San Marinon. Maran-Nuk ka ndeshje të lehta, në portë, Dajsinani
05/10 20:00
Top Channel/ Gafat në portë, Maran zbulon gardianin që do të luajë kundër San Marinos
05/10 19:26