“Buxheti, orientim te shëndetësia”/ Sugjerimi i ekspertëve të ekonomisë
04/11/2020 15:36

Pavarësisht se projektbuxheti 2021 është cilësuar si plan anti-krizë për rimëkëmbjen nga dy goditjet; tërmeti dhe pandemia, shumë ministri linje kërkojnë më shumë fonde për vitin e ardhshëm. Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se buxheti është specifik në një situatë të jashtëzakonshme dhe nëse ka hapësira për rialokime, pavarësisht rritjes që ka marrë, fondet duhet duhet të orientohen drejt shëndetësisë. “Është normale që ministri apo dikastere të tjera të kërkojnë rritje fondesh, por unë mendoj se ndryshimet e buxhetit duhet të vijnë në raport me prioritetet dhe emergjencat. Në këtë moment fokusi është pandemia, që është jo vetëm një emergjencë sanitare por edhe ekonomike njëkohësisht.” tha Adrian Civici, ekspert për ekonominë. “Buxheti është në tërësi pozitiv. Rialokimi në këto kushte është i vështirë, por unë do thoja se në shëndetësi ka nevojë për më shumë fonde, pavarësisht rritjes. Arsimi ka nevojë po ashtu për vëmendje të shtuar.” tha Klodian Mucci, ekspert për ekonominë Krahas fondit te emergjencës, ekspertët propozojnë edhe një zë të veçantë si mbështetje ndaj biznesit në rast të rikthimit të masave kufizuese, plan i cili sipas tyre do të shmangte rishikimin e buxhetit që në fillim të vitit.

Top Channel/ FMN rrit parashikimin në 3.5%. Ekonomia shqiptare do rritet, inflacioni 3.2%
13/10 15:47
Top Channel/ Nafta bie, Europa përfiton. Brent 104.6 dollarë, goditen bursat aziatike
13/10 15:45
Top Channel/ Bizneset kërkojnë lehtësi! Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së
10/10 15:11
Top Channel/ Banka blen 664 milionë euro! Blerjet rekord në gjashtë muaj, euro vijon të dobësohet
10/10 15:09
Top Channel/ Pesticidet, 7 kompani bëjnë ligjin. Fermerët nën presionin e kostove
09/10 19:58
Top Channel/ Ulet në 2,9% inflacioni, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin
08/10 19:49
Top Channel/ Buxheti 2027, 10 miliardë euro. Dyfishohet bonusi i pensioneve dhe pagesa për bebet
07/10 15:18
Top Channel/ 118 mln euro për ujësjellësin. Qytetarët do kenë akses në prokurimet publike
07/10 15:08
Top Channel/ Euro zbret deri në 87 lekë. BSh shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro
07/10 15:07
Top Channel/ 40% e shpenzimeve për ushqim, rëndohet buxheti i familjeve
06/10 19:41
Top Channel/ Ndërtimi rrit besimin në ekonomi. Industria, tregtia e shërbimet në rënie
01/10 15:38
Top News – Mbi 160 produkte te ‘Pasqyra’. Ibrahimaj: Listë e mallrave me çmime fiks e fitim minimal
29/09 16:14
Top Channel/ Ekonomia rritet me 3,61%. Platforma për çmimet, gati në tetor. Listë me çmimet e ulëta
29/09 15:24
Top Channel/ FMN e Banka Botërore vlerësojnë pozitivisht sistemin financiar shqiptar
29/09 10:57
Top Channel/ Bllokohen specat dhe açuget, Shqipëria probleme edhe me produktet e detit
24/09 20:06
Top News – Nafta mbush arkat e Doganës. 6.8 mld lekë tepër, gjysma e tyre nga TVSH e karburanteve
24/09 17:15
Top Channel/ Të huajt blejnë më pak prona. Blerjet nga jorezidentët bien nga 25% në 20%
24/09 15:37
Top Channel/ BERZH: Rritja ekonomike 3,5%. Investimet dhe reformat për BE-në mbështesin rritjen
24/09 15:19
Top Channel/ Frenon çmimi i banesave, duhen më shumë muaj për të shitur një apartament
23/09 20:08
Top News – Frenohet rritja e çmimit të apartamenteve, raporti i BSH për tregun e banesave
23/09 17:30