Britania fillon hapjen/ Lehtësohen masat kufizuese. Vaksinimi po jep efekte
29/03/2021 12:36

Prej muajsh Anglia dhe gjithë shtetet përbërëse të Mbretërisë së Bashkuara zyrtarisht kanë qenë nën masa të rrepta karantimini ku slogani ka qenë “Qëndroni në shtepi dhe shpëtoni jetë njerëzore”. Por nga sot, ashtu si edhe në Uells ditë më parë, edhe në Angli, banorët do mund të dalin dhe lejohen të takohen deri në gjashte veta dhe nga dy familje të ndryshme, ndërkohë që do lejohen edhe zhvillimi i aktiviteteve sportive në ambiente të jashtme. Fushat e futbollit, tenisit, basketbollit apo edhe pishinat e jashtme mund të rihapen, ku e njëjta gjë vlen për fushat e golfit. Ndërkaq nga 12 Prilli mendohet se do rihapen pabet ,restorantet, kinematë, kafenet e palestrat dhe sallonet e bukurisë si dhe qendrat e mëdha tregtare të cilat janë momentalisht të gjitha të mbyllura prej muajsh. Slogani “Qëndroni në shtëpi”, nga mesnata nuk është më në fuqi dhe kryeministri Boris Johnson thekson se gjithësesi “duhet të jemi ende të kujdesshëm”, duke përmendur rastet në rritje të infektimeve në Evropë, si dhe variantet e reja të Covid-19, të cilat kërcënojnë programin tejet të suksesshëm të vaksinimit në ishull. Momentalisht mbi 30 milionë britanikë janë vaksinuar e barabartë me afro 58 për qind e të gjithë popullsisë. Të djelën Britania shënoi vetëm 19 vdekje nga Covidi, një rënie prej 42 për qind me një javë më parë, ndërkohë që infektimet janë 3800 në ditë nga 67 mije, në ditë që shënonte Britania para dy muajsh.

Top News – Protestuesit në Evropë ‘bashkojnë forcat’ / Kundër kostove të jetesës dhe militarizimit
20/11 15:10
Top Channel/Tensione në Romë, protestuesit përleshen me policinë: Paratë për njerëzit, jo për armët!
20/11 15:02
Top News – Operacioni ‘Frigoriferi i sigurt’/ Britania e Madhe mbron pajisjet nga sulmet kibernetike
20/11 14:40
Top Channel/ Vendim historik në Hagë, Mianmari përgjegjës për vrasjen e mijëra myslimanëve Rohingya
20/11 14:35
Top Channel/ Lista Studentore do të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE: Serbia t`i zbatojë!
20/11 14:33
Top News – 11 ushtri evropiane gati për në Ukrainë / Trupat stërviten në Poloni, mision pas luftës
20/11 14:32
Top News – Evropa në ‘flakë’, tre ditë protesta / Si po përpiqen qeveritë të zbusin krizën
20/11 14:26
Top News – ‘Raketa ruse’ bie në Poloni / NATO ngre avionët, Varshava: Është provokim
20/11 14:24
Top News – Grevë për pagat e shpenzimet publike / Paralizohet Italia, mijëra njerëz në protesta
20/11 14:14
Top News – Britania ‘kthehet’ në BE / Lehtësohet tregtia dhe lëvizja e të rinjve në bllok
20/11 13:51
Top Channel/ Paralizohet Italia, sot i gjithë vendi në grevë: Bllokohet transporti e shëndetësia!
20/11 12:24
Top News – Putin fton liderët evropianë në Moskë /‘Gati’ për bisedime për fundin e luftës në Ukrainë
20/11 12:10
Top News – Garanci si të NATO-s për Ukrainën…Rusia kundërshton idenë amerikane: E papranueshme
20/11 11:59
Top News – Punonjësit bëhen milionerë brenda natës / Anthropic bëhet publik, ‘paguheshin’ me aksione
20/11 11:55
Top News – Hakmerret Putin, goditen 3 ura në Kiev/ Breshëri raketash balistike e dronësh mbi Ukrainë
20/11 11:50
Top News – Trump shpërthen kundër Evropës…pas takimit me Putin: ‘Mos mbështesni më Ukrainën’
20/11 11:45
Top Channel/ Anthropic nuk qetëson bursat: “Flluska” e AI-t, tërmet në tregjet financiare globale!
20/11 11:19
Top Channel/ Samiti në Kinë, ekspertët: Rikthim politik për Putin, Xi konsolidoi pozitat globale!
20/11 11:18
Top Channel/Një ditë pas samitit të paqes, Putin bombardon urat e Ukrainës: Polonia në alarm!
20/11 11:18
Top Channel/ Mbretëria e Bashkuar më pranë rikthimit në BE
19/11 23:25