Britani, fëmijët s’do vaksinohen/ Nuk ka ende asnjë vendim për 11 milionë të mitur nën 18 vjeç
24/03/2021 15:49

Në Britani pas fushatës së suksesshme të vaksinimit, ka nisur një tjetër debat për vaksinimin e fëmijë ose jo. Media shkruan se vaksinimi pritet të fillojë ne muajin gusht, pasi janë duke u bërë testimet nga kompanitë e prodhimit të vaksinave tek fëmijët, ndërkohë një këshilltar i qeverisë thekson se ata do vaksinohen vetëm “nëse do të jetë e nevojshme” Ka qenë profesori Adam Finn, këshilltar i qeverisë britanike i cili ka deklaruar se nuk është marrë asnjë vendim për vaksinimin ose jo të fëmijëve në Britani, pas njoftimeve të rrjedhura nga dokumente qeveritare në median britanike se 11miliona fëmijë poshtë 18 vjeç do imunizohen duke filluar nga muaji gusht. Sipas këshilltarit të qeverisë vaksinimi i fëmijëve do të bëhet, vetëm “nëse do të jetë e nevojshme”. Rezultatet nga provat klinike ku janë përfshirë fëmijë ende nuk janë bërë publike dhe efektiviteti dhe efektet anësore nga vaksinat e bëra fëmijëve janë ende të panjohura. AstraZeneca, Pfizer dhe Moderna, janë duke bërë provat dhe rezultatet priten të dalin gjatë muajve të verës. Sipas studimeve për fëmijët e moshave 5 deri 9 vjeç risku i humbjes së jetës nga marrja e covidit është 1 në 1 milionë veta. Izraeli është i vetmi vend në botë që ka filluar vaksinimin e të rinjve poshtë 18 vjeç. Ndërkohë në një takim në platformën Zoom, me deputetë të partisë së tij konservatore, kryeministri Boris Johnson thuhet se me shaka ka deklaruar, e duke u bërë pishman më pas se kapitalizimi dhe grykësia janë faktorët pas suksesit të prodhimit të vaksinave anti-covid.

Top News – Sirenat e alarmit gjëmojnë: Po vijnë raketa/‘Sulm’ rus në Poloni, Hh-101 bie në juglindje
20/11 15:38
Top News – Po ngre një perde të hekurt, të re! / Rusia kërcënon Estoninë pasi mbylli kufijtë
20/11 15:34
Top News – Do shërojë një Francë të kalbur…Ish kryeministri De Villepin hyn në garën për president
20/11 15:23
Top News – Protestuesit në Evropë ‘bashkojnë forcat’ / Kundër kostove të jetesës dhe militarizimit
20/11 15:10
Top Channel/Tensione në Romë, protestuesit përleshen me policinë: Paratë për njerëzit, jo për armët!
20/11 15:02
Top News – Operacioni ‘Frigoriferi i sigurt’/ Britania e Madhe mbron pajisjet nga sulmet kibernetike
20/11 14:40
Top Channel/ Vendim historik në Hagë, Mianmari përgjegjës për vrasjen e mijëra myslimanëve Rohingya
20/11 14:35
Top Channel/ Lista Studentore do të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE: Serbia t`i zbatojë!
20/11 14:33
Top News – 11 ushtri evropiane gati për në Ukrainë / Trupat stërviten në Poloni, mision pas luftës
20/11 14:32
Top News – Evropa në ‘flakë’, tre ditë protesta / Si po përpiqen qeveritë të zbusin krizën
20/11 14:26
Top News – ‘Raketa ruse’ bie në Poloni / NATO ngre avionët, Varshava: Është provokim
20/11 14:24
Top News – Grevë për pagat e shpenzimet publike / Paralizohet Italia, mijëra njerëz në protesta
20/11 14:14
Top News – Britania ‘kthehet’ në BE / Lehtësohet tregtia dhe lëvizja e të rinjve në bllok
20/11 13:51
Top Channel/ Paralizohet Italia, sot i gjithë vendi në grevë: Bllokohet transporti e shëndetësia!
20/11 12:24
Top News – Putin fton liderët evropianë në Moskë /‘Gati’ për bisedime për fundin e luftës në Ukrainë
20/11 12:10
Top News – Garanci si të NATO-s për Ukrainën…Rusia kundërshton idenë amerikane: E papranueshme
20/11 11:59
Top News – Punonjësit bëhen milionerë brenda natës / Anthropic bëhet publik, ‘paguheshin’ me aksione
20/11 11:55
Top News – Hakmerret Putin, goditen 3 ura në Kiev/ Breshëri raketash balistike e dronësh mbi Ukrainë
20/11 11:50
Top News – Trump shpërthen kundër Evropës…pas takimit me Putin: ‘Mos mbështesni më Ukrainën’
20/11 11:45
Top Channel/ Anthropic nuk qetëson bursat: “Flluska” e AI-t, tërmet në tregjet financiare globale!
20/11 11:19