Boshatiset burgu i Shënkollit/ Rezistoi vetëm një godinë, mbi 260 të dënuar u transferuan
09/12/2019 19:47

Pa të dënuar dhe pa të paraburgosur. Kjo është situata në dy godinat e burgut të Shënkollit, në të cilin pas tërmetit të 26 nëntorit janë zhvendosur mbi 260 shtetas të dënuar apo të paraburgosur që prisnin procesin gjyqësor. Zhvendosja e këtyre shtetasve është kryer për shkak të dëmtimeve në dy nga godinat që janë boshatisur krejtësisht. Nga tërmeti muret janë dëmtuar dhe për këtë dyert janë hapur edhe për të dënuarit, në mënyrë që të shmangej rrezikimi i jetës së tyre. Në qeli kanë mbetur vetëm krevatet dhe orenditë e tjera që janë pjesë e inventarit të burgut të Shënkollit. Çdo send personal i të dënuarve dhe të paraburgosurve është paketuar nga administrata dhe është dërguar më pas drejt burgut të Shkodrës, aty ku u zhvendosën të burgosurit të cilët u larguan prej këtej pas tërmetit të 26 nëntorit. Gjovalin Tuci, efektiv në burgun e Shënkollit: Trupa policore e shërbimit ka hapur dyert e qelive dhe ka lëvizur të gjithë të dënuarit dhe të paraburgosurit në fushat e ajrimit. Anila Hoxha: Është e lejuar kjo gjë? Është e lejuar për raste natyrore që rrezikohet jeta e të burgosurve. Gjithmonë hapen dyert… Po, dhe forcohet ruajtja perimetrike dhe ruajtje e grupeve të sigurisë. Cilat janë godinat që janë boshatisur? Janë godina 2 dhe 3 që kanë patur të dënuar dhe të paraburgosur. Cila është godina e vetme funksionale? Është godina 1, që është e populluar sot me të paraburgosur, e cila ka pësuar më pak dëmtime, pothuajse fare. Dy godinat janë ndërtuar pas viteve 1990, ndërkohë që burgu i Shënkollit është hapur së pari si shkollë riedukimi. E vetmja që ka mbetur si godinë ekzistuese dhe ku nuk janë shkaktuar as dëmtime nga tërmeti, është pikërisht godina e shkollës së riedukimit, e kthyer sot në burg. Në burgun e Shënkollit nga tre godina ekzistuese ka mbetur vetëm një godinë e paprekur nga tërmeti. Ndryshe nga çdo rast tjetër ku jemi mësuar të hapim çelësa mbas njëri tjetrit, kësaj radhe, pas tërmetit dyert janë të hapura. Ndërkohë godina që është me të dënuar i ka qelitë të hapura pjesërisht ende. Mund të na shpjegoni pse? Bukurosh Malluta, drejtor i burgut të Shënkollit: Aktualisht i mbajmë dyert të pambyllura me kyç me qëllim që, nëse do të kishte lëkundje të tërmetit, menjëherë dyert hapen dhe të paraburgosurit dalin në sheshin e ajrimit. Flasim për godinën që nuk është evakuuar… Godinë e cila banohet nga të paraburgosur. Me një numër total? Rreth 150 të paraburgosur. Është e rëndësishme garantimi i jetës së tyre në institucion. Kjo është situata në burgun e Shënkollit, me qeli më së shumti të zbrazura pasi më tepër se gjithçka jeta ka rëndësi.

Top News- ‘Sigurova transportin me avion charter’/ Rama flet për plagosjen e të riut më plumb gome
25/10 15:34
Top Channel/ Elbasan, thahen qershitë/ Thatësirat e zgjatura, dëmtohen gjysma e pemëve
25/10 15:26
Top Channel/ Protestë te ministria e Arsimit/ Të rinjtë mblidhen sërish për protestë, policia…
25/10 15:25
Top Channel/ Shiu prish planet e protestuesve/ Të rinjtë mblidhen para ministrisë së arsimit
25/10 15:24
Top News- 28-vjeçari niset drejt Italisë/ Mjekët: Duhet të kryhet një ndërhyrje e dytë në sy
25/10 15:22
Top News- Postimet në Facebook e maskimi në protesta/ Rama prezanton paketën e re kundër dhunës
25/10 15:11
Top Channel/Dita e 13-të, nis protesta në Tiranë, protestuesit marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit
25/10 15:03
Top Channel/ I plagosuri do të kurohet në Itali/ Rama: U kujdesa të mjekohet në spitalin më të mirë
25/10 14:52
Top Channel/ Nis protesta në Tiranë, protestuesit e parë mblidhen të Ministria e Arsimit, policia…
25/10 14:43
Top Channel/ Aksident në aksin Levan-Tepelenë, “Audi” del nga rruga, plagosen nënë e bijë
25/10 14:33
Top Channel/ Protesta në Tiranë, mblidhen protestuesit e parë, autobotet pranë rrugës së Durrësit
25/10 14:28
Top Channel/ Reshjet e shiut shkaktojnë probleme në Vlorë/ Përmbyten disa rrugë, rëndohet trafiku
25/10 14:18
Top Channel/ Berisha për 28-vjecarin e plagosur në sy: Je Hero, kjo revoltë do t’i japë vendin e…
25/10 14:03
Top Channel/ Berisha publikon studimin:PD kontrollonte 48 përqind të pushtetit, Rama mbi 90 përqind
25/10 13:59
Top News- Ndryshon ligji për tubimet, Rama: Gjoba deri në 100 000 lekë të reja, dhe…
25/10 13:10
Top News- “Kush thyen, paguan”, Rama: Çdo protestues do përgjigjet financiarisht
25/10 13:10
Top News- Rama: Për dëmet e shkaktuara nga të miturit, përgjegjësia tek prindërit
25/10 13:10
Top News- Rama prezanton paketën ligjore: Protesta paqësore mbrohet, dhuna ndëshkohet, dëmi paguhet
25/10 13:10
Top News- Rama: Dhunuesit asnjë shans t’i diktojnë Shqipërisë sallatën e prishur të Berishës
25/10 13:09
Top Channel/ Drejt Italisë 28-vjeçari që u plagos në sy, shefja e okulistikës: Do t’i nënshtrohet…
25/10 13:05