Një 34-vjeçar ka shpëtuar qenin e tij, Max, nga kanguri, i cili po e mbyste atë. Në një video të cilën ai e ka publikuar në Facebook dallohet Greig Tonkins që godet me grusht kangurin. Pas publikimit të pamjeve, 34-vjeçari e ka gjetur veten në vëmendjen ndërkombëtare, pasi videoja e tij ishte bërë virale.