Bisedimet teknike Greqi-Turqi/ Në Stamboll takohen për detin
25/01/2021 12:35

Të mbuluara gjithnjë me ‘një vello misteri’ dhe konfidencialiteti absolut bisedimet eksploruese greko –turke , ose siç i quajnë së fundmi teknike , kanë filluar prej vitit 2002 e deri ne 2016, janë të paktë ata që dinë se çfarë është thënë përtej dyerve të mbyllura në Athinë dhe Ankara dhe e vetmja gjë që dihet është se kanë qenë gjithnjë të pasuksesshme. Burime anonime diplomatike flasin se nën këto 60 cikle të kaluara grupe ekspertësh nga të dy palët, pasi uleshin përballë, lexonin kërkesat e tyre dhe ngriheshin e iknin shpesh herë edhe pa shtrëngime duarsh. Në dijeni të përmbajtjes kanë qenë përveç një grupi diplomatësh edhe udhëheqja politike. I vetmi informacion në këto vite ka qenë se dy palët kishin mbërritur “pranë” një zgjidhje dy herë, në vitin 2003 dhe në vitin 2010, por edhe ky fakt hidhet poshtë nga rezultatet . Ajo që dihet botërisht gjatë gjithë këtyre viteve është fakti se Turqia përveç ngritjes së problemeve të shumta në tryeze , konsideron gjithnjë shkak lufte , Casus belli, zgjerimin e ujërave greke në Egje. Nga ana e saj Greqia ka ripërsëritur se merr pjesë në ciklin e 61 në Stamboll vetëm me një temë në axhende atë të përcaktimit të kufijve detare, por nga ana tjetër pritshmëria është përsëri thuajse zero. Në fakt mësohet se pala turke ka ndryshuar vendin e takimit nga hoteli Sëisshotel në zyrën e presidentit Erdogan që ai përdor për takime të rëndësishme, një lëvizje interpretohet se Ankaraja i jep rëndësi të veçantë kësaj herë procesit, duke ditur mirë që pas Greqisë është BE, ndaj tregon dëshirë për negociata e zgjidhje. Burime diplomatike greke bëjnë me dije se Turqia është pala më e interesuar pasi ka përballë mundesinë e përballjes me sanksionet e BE në mars dhe ka një lidhje të vështirë tashmë me SHBA, probleme të mëdha në ekonomi, por edhe fronte të hapura në skenën e saj politike e në drejtesi. Sipas ministrisë së Jashtme greke procesi në ciklin e 61 konsiston në kryerjen e diskutimeve joformale, jo-detyruese, pa asnjë procesverbal, pa asnjë palë e tretë dhe pa një orar specifik. Qëllimi është një hetim i parë i pikave të konvergjencës për negociata të mundshme në të ardhmen për caktimin e zonës ekonomike ekskluzive dhe shelfin kontinental në Egje dhe Mesdheun Lindor, gjithmonë në bazë të Ligjit Ndërkombëtar. Greqia hedh poshtë çdo kërkesë për demilitarizim të ishujve ose ndonjë çështje të sovranitetit kombëtar. Pozicioni i Turqisë vazhdon të jetë ai i doktrinës së saj te “Atdheu te Kaltër” me retorikë shpesh ekstreme.

Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24