Kryeministri Sali Berisha, një ditë pas vizitës së Sekretares amerikane të Shtetit Hillary Clinton në Tiranë, e vlerësoi këtë ngjarje si tepër të rëndësishme, duke theksuar se kryediplomatja amerikane dha mesazhin e fuqishëm të miqësisë mes dy vendeve.