Tirana mbush sot plot 93 vjet që nga shpallja e saj kryeqytet i Shqipërisë dhe i shqiptarëve.Me këtë rast historianë të njohur kanë risjellë edhe një herë para familjeve autoktone tiranase faktin e shpalljes së Tiranës kryeqytet dhe kur Qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjës u drejtua për në Tiranë për ta zhvilluar mbledhjen e saj të parë në godinën ku sot ndodhet Akademia e Shkencave.