Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka pritur në një vizitë zyrtare kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ku theks të veçantë i dhanë menaxhimit të situatës pandemike dhe dialogut me Serbinë. Hoti mohoi deklarimet e përfaqësuesit të BE-së, Miroslav Lajcak se dialogu do të vazhdoj në nivel teknik, duke shtuar se për takimin e radhës do të zgjedh koordinatorin shtetëror për dialog i cili do të draftoj marrëveshjen finale për njohje reciproke.