Arben Kraja në krye të SPAK: Të kenë frikë ata që shkelin ligjin
19/12/2019 19:46

Arben Kraja, i moshës 55-vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë është kryeprokurori i SPAK, që do të hetojë korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e organizuar. Pak minuta pasi u votua në KLP , pas garës me Altin Dumanin dhe Edvin Kondilin, kryeprokurori i SPAK paralajmëroi abuzuesit e ligjit. Anila Hoxha: Ju thatë në KLP se do jeni i egër, kush duhet të ketë frikë? Arben Kraja: Ata që shkelin ligjin. I njohur si prokurori që hetoi për korrupsion ish-gjyqtaren e lartë Majlinda Andrea, apo si prokurori i dosjes Durrës-Kukës, me të dyshuar të atëhershëm, Lulzim Bashën, Arben Kraja në platformën e tij para KLP garantoi se SPAK nuk do të favorizojë miqtë apo të lajë detyrimet ndaj të tjerëve. Tashmë kryeprokurori i SPAK garanton edhe qytetarët. Me rivalet e tij, Dumani e Kondili, Kraja do punojnë tashmë në SPAK, për të cilin pritshmëritë janë të larta. Kraja e ka nisur karrierën si hetues në vitin 1987, më tej vazhdoi si jurist pranë policisë financiare, gjatë vitit 2001-2002 drejtor i njësisë antikorrupsion pranë këshillit të ministrave, për tu kthyer më pas edhe si prokuror, duke përfaqësuar çështje të juridiksionit fillestar në Gjykatën e Lartë, mes tyre edhe ato për shpifje kundër disa deputetëve. Por sfidat e Krajës dhe shtatë të tjerëve lidhen me premtimin që ata dhanë për luftën ndaj korrupsionit. Pas kësaj deklarate, Arben Kraja iku në këmbë, ashtu siç ka vepruar gjithë këto vite, teksa shërbente si prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Nga nesër rutina e tij ndryshon duke nisur nga mbrojtja!

Top Channel/ 8 orë gurë, gaz e ujë në protestë. Sulmohen e digjen biznese, dëmtohen institucionet
24/10 23:28
Top Channel/ Mobilizim për zgjedhjet në Serbi, Kurti thirrje shqiptarëve të Luginës: Votoni 17
24/10 23:24
Top Channel/ Boshatisen rrugët e Tiranës, qetësi në Bulevard pas ndërhyrjes së policisë
24/10 22:35
Top News – Beleri letër Kaja Kallas. ‘Të hetohet dhuna ndaj studentëve në Shqipëri’
24/10 22:08
Top Channel/ “A je mirë? Nuk po reagon”, policët godasin me shkopinj gome një qytetar në rrugë
24/10 22:05
Mbyllet protesta, policia shpërndan protestuesit/ Pamje të trishta në shesh | Breaking
24/10 21:54
Top Channel/ Digjet kioska pranë qendrës së Tiranës, protestuesit i vënë flakën dhe largohen
24/10 21:53
Top News – Bilanci i përplasjeve. Dhuna nuk kursen, gazetarë, studentë e policë të lënduar
24/10 21:38
Top News – ‘Distancohuni nga maskat e dhunshme’. Policia u bën thirrje protestuesve: S’do tolerojmë!
24/10 21:29
Top News – Dy thirrje për proteste kombëtare, PD e nis te bulevard, shkrihet me studentët te Ministria
24/10 21:28
Top Channel/Sulmohen bizneset, thyejnë xhamat e një banke të nivelit të dytë në rrugën e Kavajës
24/10 20:50
Top Channel/ U plagos një deputet. Shëndetësia: Ka protestues të lënduar dhe një gazetare
24/10 20:50
Top Channel/ Përplasje në protestë . “Luftë” në Bulevard me gurë, ujë, plumba gome dhe gaz
24/10 20:46
Top Channel/ Tetë të lënduar nga protesta. Mes tyre një deputet, protestues, gazetarë dhe policë
24/10 20:43
Top Channel/ Gurë dhe policë, boshatiset Bulevardi nga protestuesit
24/10 20:34
Top Channel/ Molotov e fishekzjarrë nga protestuesit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës
24/10 20:33
Top Channel/ Protestuesit hedhin molotov, policia gaz lotsjellës në sheshin “Skëndërbej”
24/10 20:31
Top Channel/ Nisin shoqërimet e para, polici përqafohet me të riun
24/10 20:25
Top News – Athina dhe Ankaraja shkëmbejnë replika. Emërimi i myftinjve kthehet në ‘mollë sherri’
24/10 20:00
Top channel/ Kangjëllat e trotuarëve në mes të rrugës, policia i largon
24/10 19:58