Korrupsioni në Shqipëri është ende në nivele të larta. Ekspertët e "Transparency International" kanë vendosur si indikator të rëndësishëm për matjen e korrupsionit disa elementë, siç është dominimi i rryshfetit në sektorin publik, mungesa e ndëshkueshmërise për rastet e korrupsionit si dhe përgjigja që u jepet nevojave publike nga institucionet shteterore.