Ajri dhe Stina në ditën e lindjes i shtojnë dy ullinj Parkut të Liqenit të Tiranës
04/01/2021 14:06

Ajri dhe Stina, vajzat e aktorëve të njohur, Eni Jani dhe Genc Fuga, kanë zgjedhur që ditët e lindjes t’i shënjojnë me mbjelljen e dy ullinjve në Parkun e Liqenit. Nisma e dy vajzave nisën edhe sezonin e ri të mbjelljeve për vitin 2021. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se viti i vështirë i pandemisë na mësoi rëndësinë për një jetë të shëndetshme dhe ajrin e pastër, për të cilin duhet të kontribuojmë të gjithë. “Emrat e dy vajzave simbolizojnë pikërisht këtë që po bëjmë sot: fillon një stinë e re dhe kemi nevojë për më shumë ajër! Nga viti që kaloi mësuam se oksigjenin, pemët, parqet nuk duhen t’i marrim si të mirëqena”, shtoi ai. Veliaj ftoi të gjitha familjet e qytetit që t’i bashkohen stinës së mbjelljeve, jo vetëm të lënë një gjurmë në Tiranë, por edhe për të rritur cilësinë e jetesës në kryeqytet. “I ftoj të gjitha familjet e Tiranës, që ashtu siç po bëjmë me familjen Fuga, me Gencin dhe Enin, nëse kanë dikë për të përkujtuar, një ditëlindje, një përvjetor, kjo është mënyra ideale për të lënë gjurmë në qytet. Ta kthejmë këtë vit, jo si një vit që harrojmë kiametet e 2020-ës, pandeminë dhe tërmetin, por si një vit ku mund të ndryshojmë sjelljen dhe mënyrën se si e trajtojmë qytetin tonë”, u shpreh kryebashkiaku. Aktorja Eni Jani tha se kjo ditë do të jetë e shënuar në familjen e tyre. “Ishte një mënyrë për të festuar dhe mbajtur mend këtë ditëlindje. Jam e bindur se kjo ditë do shënohet në kujtesën e vajzave. Për shumë arsye, për jetëgjatësinë, por edhe për atë çka përfaqëson, zgjodhëm të mbillnim dy pemë ulliri”, tha ajo. Familja e artistëve të famshëm kishin dy gëzime, pasi vajza e tyre Ajri festoi një javë më parë ditëlindjen e gjashtë, ndërsa Stina mbushi sot 13 vjeç.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Tronditet Netanjahu, rivali i tij mandatohet për qeverinë e re
08/11 20:24
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top Channel/ Gjykata nxjerr nga qelia mësuesin, u akuzua nga 7 nxënëse për ngacmim
08/11 19:59
Top Channel/ Elektricistët, 9 viktima në një vit! Ekspertët: Situatë alarmante
08/11 19:54
Top Channel/Alarmi për qumështin me aflatoksinë, analizat zbulojnë nivelin më të larta se norma e BE
08/11 19:49
Top Channel/Zgjedhorja, PD-PS rikthehen në tryezë, mblidhet të hënën Komisioni pa akord për agjendën
08/11 19:44
Top News- Parandalohet vrasja në Vlorë/ Tentoi të nxirrte armën gjatë sherrit, ndërhyn policia
08/11 19:20
Top Channel/ Sulmet ruse lënë mijëra banorë pa energji, Putini godet ekonominë e Ukrainës
08/11 19:09
Top Channel/ TikTok në telashe me BE-në! Algoritmi rrezikon shëndetin mendor
08/11 19:09
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top News- Autoboti me qumësht përplaset me motorin, aksident në aksin Fier-Libofshë
08/11 18:33
Top News- ‘Kam themeluar pluralizmin’/ Berisha: Studentët në Shqipëri, s’kanë lidhje me Serbinë
08/11 18:30
Top Channel/ Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti që transportonte qumësht përplaset me motorin
08/11 18:23
Top News- Kosova në BE, rruga ‘kalon nga Serbia’/ Aplikimi për anëtarësim s’ka mbërritur në komision
08/11 18:00