“Afera e spiunazhit”/ A mund të dëmtohen marrëdhëniet Rusi-Serbi?
21/11/2019 18:28

Zyrtarët në Kremlin u shprehën të bindur se marrëdhëniet e Rusisë me Serbinë nuk mund të dëmtohen nga asgjë, pavarësisht se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka urdhëruar hetimin e raportimeve për një aferë të dyshuar spiunazhi, pas postimit në rrjetet sociale të një video ku shihej një agjent i shërbimit rus të zbulimit, duke i dhënë para një zyrtari të shërbimit serb të sigurisë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i pyetur të enjten nga gazetarët për këtë çështje e i cituar nga VOA tha se “marrëdhëniet me Serbinë janë partneritet vëllazëror. Asgjë nuk mund t’i dëmtojë ato”. Në Beograd, presidenti serb priti ambasadorin, Alexander Bocan Harchenko, por nuk u dhanë hollësi pas takimit, ndonëse zyra e presidentit tha se takimi ishte pjesë e përgatitjeve për vizitën e tij në Moskë, në fillim të muajit të ardhshëm. Autoritetet serbë thanë se më shumë informacione mund të jepen pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë që do të mbahet në orët e mbrëmjes. Të mërkurën një zyrtar i Agjencisë Informative dhe të Sigurisë së Serbisë, e njohur si BIA, u shpreh se videoja e postuar ne 17 nëntor në kanalin YouTube është autentike. Aty shihet një diplomat rus duke i dhënë një çantë agjentit serb në Beograd, nga e cila ky fundit nxori një zarf me para. Zyrtari i BIA-s serbe, Rela Zhelski, pohoi se personi në video është agjenti rus i zbulimit, Georgij Kleban, por nuk dha asnjë hollësi për agjentin e dyshuar serb. Kleban ka qenë ndihmës i atasheut ushtarak në ambasadën ruse në Beograd deri në qershor të këtij viti.

Top Channel/ Gaza, 32 të vrarë/ Ushtria izraelite shemb një tjetër ndërtesë të lartë
14/09 13:53
Top News – Familjet e pengjeve kundër Netanyahut / ‘Pengesa e vetme për t’i kthyer ata në shtëpi’
14/09 13:04
Top News – SHBA rrethon Venezuelën, gati për luftë/ Trump çon F-35 në Porto Riko, tensionet në qiell
14/09 12:59
Top News – Droni rus, 50 minuta në qiej të NATO-s/ Rumania ngre F-16 me urgjencë, alarm dhe në Poloni
14/09 12:56
Top News – Gjithë polakët ‘vishen’ ushtarë / Frikë nga pushtimi rus, ‘dyndje’ në stërvitje ushtarake
14/09 12:38
Top News – Putini lëshon raketën ‘e pamposhtur’/ Rusia teston Zircon, pesë herë më e shpejtë se zëri
14/09 12:29
Top News – Trump, ultimatum vendeve të NATO-s: ‘Mos blini më naftë ruse, kështu i japim fund luftës’
14/09 12:20
Top News – Rafineritë ruse në shënjestër / Ukraina sulmon 1500 km larg frontit, shpërthen zjarri
14/09 12:08
Top Channel/ Polonia akuzon Hungarinë/ Ministri i jashtëm: Po shantazhoni BE me Ukrainën
14/09 11:14
Top Channel/ NATO në alarm, dronët rusë mbi Rumani, ngrihen avionët luftarakë
13/09 23:11
Top News – Motivet e vrasjes së Charlie Kirk. Hetimet e FBI, autori bashkëjetonte me një transgjinor
13/09 22:50
Top Channel/ Ukrainës i duhen 120 mld $ për të luftuar rusët
13/09 22:31
Top Channel/ Dhunë në protestat kundër emigrantëve në Londër
13/09 22:12
Top News – Trump urdhëron Orban-in: ‘Mos bli më naftën ruse! Vendosi sanksione Kinës’
13/09 21:00
Top News – Ekzekutoi Charlie Kirk. Autori i dyshuar rrezikon dënimin me vd*kje
13/09 20:40
Top News – ‘NATO të godasë Kinën’. Trump – Bëni si them unë, të mbyll luftë në Ukrainë’
13/09 20:20
Top Channel/ Asambleja e OKB-së pro shtetit palestinez, Izraeli kundër: Shqipëria abstenon!
13/09 15:02
Top News – ‘Putin testoi NATO-n mbi Poloni’. Ish këshilltari i Trump: Perëndimi u kap i pa përgatitur
13/09 14:57
Top News – Mossad refuzoi misionin në Katar. Netanjahu u detyrua që të përdorë ushtrinë
13/09 14:56
Top Channel/ “Nuk e keni idenë se cfarë ju pret”, gruaja e Charlie Kirk: Tani fillon “lufta”!
13/09 14:55