4 shkolla të reja në Pezë, Veliaj: Flasin për beton ata që vetë kanë nga 4-5 vila
29/01/2021 14:36

Shkolla 9-vjeçare “Pezë e Vogël”, e dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 Nëntorit, do të jetë gati të presë fëmijët e ciklit 9-vjeçar dhe parashkollor në shtator të këtij viti. Shkolla e re, e cila po ngrihet falë projektit të rindërtimit, do të ketë kapacitet prej 250 nxënësish, çka plotëson nevojat e komunitetit të zonës. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tha se në Pezë janë hapur katër kantiere, ku po ndërtohen katër shkolla të reja. “Kemi 4 kantiere në Pezë: në Pezë-Helmës, Pezë e Madhe, Pezë e Vogël,ku jemi sot, dhe në Pojanë. Kur të shkruhet historia modeste e Pezës, do të mbahet mend koha kur shfrytëzuam sfidën e tërmetit për të ndërtuar 4 shkolla të reja për komunitetin. Sami Frashëri thoshte: “Dy janë mundësitë: ose misër dhe grurë, ose arsim dhe kulturë”. Misër e grurë do të thotë të mendosh vetëm për stomakun, për sot dhe nesër. Arsim dhe kulturë do të thotë të mendosh për më gjatë. Ndaj, pyetja që kemi këto ditë para zgjedhjeve është:Do mendojmë vetëm për zgjedhjet e radhës apo do mendojmë për gjeneratën tjetër? Ne e kemi ndarë mendjen se do të mendojmë për gjeneratën e ardhshme. Kush mendon për gjeneratën e ardhshme, me gjasë do të fitojë edhe në zgjedhjet e ardhshme”,nënvizoi Veliaj. Kryebashkiaku iu referua deklaratave që PD-jabëri disa kohë më parë për shkollën në Pezë të Vogël, të cilat i cilësoi të ngjashme me shpifjet për shkollën “Sami Frashëri”. “Më kujtohen protestat e PD-së këtu dhe në Pezë-Helmes, me teoritë e tyre të konspiracionit:“Do ikë shkolla, do bëhet pallat, do na e marrin, do uzurpohet”, -të gjitha rrena me bisht! Të njëjtën gjë thanë edhe për “Sami Frashërin”:“Do e çojnë në Paskuqan, ia kanë dhënë privatit, do bëhet pallat”.Por, historia ka treguar se politikat e përçarjes, e lajmit të rremë, gënjeshtrat, kultura përça dhe sundo,janë afatshkurtra. Herët a vonë e vërteta del, thashethemet shuhen, dhe shkolla nis e ndërtohet. I falënderoj qytetarët e Pezës, të cilët janë distancuar nga politika e viteve’90, të përçarjes dhe të futjes së urrejtjes mes shqiptarëve”,shtoi ai.

Makinat e vjetra do dorëzohen falas, zbardhen kushtet e qeverisë
23/10 23:17
Top Channel/ Protesta e 11 mbyllet në paqe, studentët apel për të shtunë
23/10 23:00
Top Channel/ Serbia “ndizet” nga protestat 48 orë para zgjedhjeve
23/10 22:58
Top Channel/ Kosova do shpenzojë 1 miliardë euro për mbrojtjen
23/10 22:56
Top News – Furtunë dorëheqjesh në institucione. Nga hekurudha tek doganat, drejtuesit lënë detyrën
23/10 21:10
Top News – Protestat e gjeneratës Z. Demo në Itali: Të forcojmë sigurinë publike
23/10 20:26
Top Channel/ Protestat pezullojnë shfaqjet, pezullime nga Teatri i Kukullave te Opera
23/10 20:00
Top Channel/ Turizmi ngadalëson ritmin, në shtator hynë 1.28 milionë të huaj
23/10 19:51
Top Channel/ Tre adoleshentë plagosen me thika, ngjarja pranë gjimnazit të Krumës
23/10 19:37
Top Channel/ Dorëheqjet në “kasafortë”! Ikin mbi 130 drejtorë pas kërkesës së Ramës
23/10 19:34
Top Channel/ Melania vendos paqen Rusi-Ukrainë! Bashkëshortja e Trump, armëpushim në Olesky
23/10 19:25
Top News – Huaja ushtarake nga SHBA në GJK. Kalon në seancë dhe çështja e pagave të magjistratëve
23/10 19:13
Top News- 16 vjeçari plagos tre shokët në Has/ Sherri nisi jashtë bilardos, ndalohen dy adoleshentë
23/10 18:38
Top News – ‘Fshesa’ ndaj drejtorëve në administratë. Jo të gjithë mund të ikin, garë për postet
23/10 17:05
Top Channel/ Protestë paqësore. Sot nuk ka patur incidente në tubimin përpara kryeministrisë
23/10 15:56
Top Channel/ PDK përçahet për Specialen. Kthimi i ligjit ndez debatet, kërkohet dorëheqja e kryesisë
23/10 15:53
Top Channel/ Korçë, priten pishat për ndërtimin e liceut Francez, ngrihen shqetësime mjedisore
23/10 15:52
Top Channel/ Dhuna në kopsht, 2 nën hetim. Nëna goditi edukatoren në Fier, policia po heton
23/10 15:50
Top Channel/ Vartësit e Ballukut nën akuzë. Verdho dhe Gjyli njihen me akuzat
23/10 15:49
Top Channel/ Tatimet: 2.15 milionë euro dëme në 127 biznese të dëmtuara nga protestat
23/10 15:48