3 vjet nga Botërori, zbulohet ecuria e punimeve për stadiumet
21/11/2019 18:22

Pas 3 vitesh, pikërisht në 21 nëntor të 2022 do të nisë edicioni më i çuditshëm i Kupës së Botës në futboll, ai që do të mbahet në Katar. Për shumë aspekte, ai do të jetë Botërori i herëve të para; për herë të parë një vend i Lindjes së mesme pret kompeticionin më të rëndësishëm dhe për herë të parë ai do të zhvillohet në muajt e dimrit. Por Qatar 2022 do të jetë edhe botërori i fundit që do të zhvillohet me 32 skuadra. Duke nisur që nga Kupa e Botës të vitit 2026 që do të mbahet në SHBA, Meksikë e Kanada, numri i skuadrave pjesëmarrëse do të jetë 48. Në vendin e Lindjes së Mesme puna po vijon përsa i përket infrastrukturës e stadiumeve dhe Komiteti Organizator i Kupës së Botës në Katar publikoi një video të ecurisë së punimeve në stadiumet që do të presin ngjarjen më të rëndësishme në futboll. Do të jenë 8 stadiume që do të presin ngjarjen më të rëndësishme futbollistike në botë, 6 prej të cilëve janë ende duke u ndërtuar, por që pritet të jenë gati 1 vit përpara sfidës hapëse të Kupës së Botës. Megjithatë përgatitjet për organizimin e këtij botërori nuk kanë kaluar pa probleme. Katari prej kohësh është vënë nën akuzë për trajtimin jo të drejtë të punëtorëve sidomos atyre që vinin nga jashtë vendit. Por Organizata ndërkombëtare e Punës e Kombeve të Bashkuara iu kundërpërgjigj ankesave duke miratuar një buxhet të ri ku kishte vendosur një pagë minimale dhe mbrojtje ligjore për punëtorët e huaj, një buxhet që u miratua vitin e kaluar nga qeveria e Katarit.

Top News- Përballjet e Kombëtares. Kuqezinjtë nisin punën, shiten biletat për sfidën me Finlandën
10/11 10:51
Top Channel/ Gara e hipizmit, Enes Brahimi triumfon në dy kategori
07/11 20:00
Top News – Kombëtarja në Nations League, Maran konfirmon tërheqjen e Balliut
06/11 16:32
Top Channel/ Fëmijët francezë vizitë në Shqipëri/Të vegjlit zhvillojnë turne së bashku me prindërit
25/10 15:31
Top News- Skandal në basketbollin grek. Arrestohet presidenti i Federatës Greke, Liolios
21/10 15:13
Top Channel/ Daja dhe i biri, nga i njëjti ekip, tani përballë, përqafimi “i fundit” përpara duelit
21/10 15:03
Top Channel/ Olsi Rama në festën e Dinamos: Nuk vij drejtor, kështu që s’e heq më Dajën nga puna
21/10 14:59
Top Channel/ Batutat në ditëlindjen e trajnerit Daja: Ky s’durohet 60 vjeç, jo 100
21/10 14:59
Top Channel/ Daja krah Irma Libohovës: Ju dua të gjithëve aktivë, përndryshe ikni në shtëpi
21/10 14:58
Top Channel/ Dinamo feston ditëlindjen e Dajës, trajneri: Merreni në dorë ju gjenerata Z
21/10 14:58
Top News – ‘E ardhmja e Shqipërisë meriton më shumë’/ Kombëtarja ngre zërin ndaj dhunës policore
18/10 14:06
Top News – Mitaj rikthehet te gjyshërit, Futbollisti viziton vendlindjen në Malësinë e Madhe
13/10 14:50
Top Channel/ Boksi, finalet nuk zhvillohen. Dhunë dhe presion, ringu “pushtohet” nga rrugaçët
12/10 15:30
Top Channel/ Vllaznia bojkoton stërvitjen pas roblemeve me pagat, skuadrat në krizë totale
08/10 20:02
Top Channel/ Shqipëria kërkon kreun sonte, San Marino në “Arenën Kombëtare”
06/10 20:31
Top Channel /Kombëtarja kërkon kthesën. Maran: Me San marinon duhet të jemi seriozë
05/10 22:56
Top News-Kombëtarja mbyll përgatitjet. Risi në listën e Maran, thirret portieri i skuadrës u21
05/10 22:41
Top News- Sfida me San Marinon. Manaj-Ta mbyllim që në fillim e të marrim 3 pikët
05/10 20:30
Top News- Kombëtarja pret San Marinon. Maran-Nuk ka ndeshje të lehta, në portë, Dajsinani
05/10 20:00
Top Channel/ Gafat në portë, Maran zbulon gardianin që do të luajë kundër San Marinos
05/10 19:26