3 familje në fshatin Shpat hyjnë në shtëpitë e reja, Veliaj: PD në dëshpërim, puna jonë i komplekson
28/01/2021 14:51

Tre familje në fshatin Shpat të Baldushkut hynë sot në shtëpitë e reja, të rindërtuara pas tërmetit. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vizitoi familjet e Bujar Llocit, Enver Llocit dhe Aqif Llocit, të cilët i humbën shtëpitë në 26 Nëntor 2019, ku shtoi se puna është e vetmja përgjigje për këto që shpifjen e ka kthyer në ngushëllim. “E kuptoj se puna e mirë i xhelozon dhe i komplekson ca njerëz, se pyesin: “Si do vlerësohem unë, që s’kam bërë asgjë?”. Por, ky s’është faji ynë! Shqipëria nuk mund të përbaltet për fushatë. Të thuash se Shqipëria është vendi i mafiozëve, të sajosh gënjeshtra për çdo tallagjar që flet në telefon, që fantazon gjëra që s’materializohen kurrë, që nuk kanë aplikuar dhe firmosur kurrë, do të thotë se je i dëshpëruar, kur bie kaq poshtë! Qëllimi ynë është të shkojmë lart dhe nuk i ngushëllojmë dot. Nuk është faji ynë që kishin 40 deputetë dhe i çuan në zero. Nuk është faji ynë që kishin 25 bashki, i çuan në zero! Nuk është faji ynë që kishin mbi 1 mijë këshilltarë bashkiakë, i çuan në zero! Nuk është faji ynë që s’janë ngritur ende nga gjumi. Kur je i falimentuar moralisht, nuk të ndihmojmë dot”, u shpreh Veliaj. Kryebashkiaku zbuloi së njëri nga kryefamijarët që hyri në shtëpinë e re ishte eksponent i Partisë Demokratike, çka tregon se qeveria dhe bashkia punojnë për këdo, pa dallime politike. “Ajo që tha Muharremi është thënia e ditës: “Përtej PS dhe PD, janë ata që punojnë. Kush punon, ecën përpara”. Ne nuk i ndajmë njerëzit, nuk pyesim me kë je. Ata (PD) mundohen të gjejnë dikë që të mashtrojë, të thotë s’jam ndihmuar. Ne e verifikojmë menjëherë dhe na del që jo vetëm është ndihmuar, por nuk duhet të lejojë që për ideal të partisë, të prishë këtë punë të shkëlqyer që po bëhet”, shtoi Veliaj. Duke iu referuar sondazheve, të cilat flasin për humbjen e opozitës, Veliaj tha se qytetarët nuk i besojnë më fabrikimit të shpifjeve. “Shohin sondazhet dhe fillojnë me shpifje, sajesa, rrena e mashtrime; shajnë dhe përbaltin Shqipërinë. Sondazhet tregojnë fare mirë se shumica e popullit nuk merret me baltë, as me llafe, nuk përçan dhe nuk shpif. Shumica e popullit punon, thotë të vërtetën dhe do që gjërat të ecin përpara. Ne do të vazhdojmë të ecim përpara. Mbi PS e PD është njerzillëku që na bashkon; kush punon shpërblehet! Kush nuk punon dot, kush nuk zgjohet dot nga gjumi, kush nuk fal dot një nga vilat, sigurisht do godasë poshtë e më poshtë”, tha Veliaj.

Makinat e vjetra do dorëzohen falas, zbardhen kushtet e qeverisë
23/10 23:17
Top Channel/ Protesta e 11 mbyllet në paqe, studentët apel për të shtunë
23/10 23:00
Top Channel/ Serbia “ndizet” nga protestat 48 orë para zgjedhjeve
23/10 22:58
Top Channel/ Kosova do shpenzojë 1 miliardë euro për mbrojtjen
23/10 22:56
Top News – Furtunë dorëheqjesh në institucione. Nga hekurudha tek doganat, drejtuesit lënë detyrën
23/10 21:10
Top News – Protestat e gjeneratës Z. Demo në Itali: Të forcojmë sigurinë publike
23/10 20:26
Top Channel/ Protestat pezullojnë shfaqjet, pezullime nga Teatri i Kukullave te Opera
23/10 20:00
Top Channel/ Turizmi ngadalëson ritmin, në shtator hynë 1.28 milionë të huaj
23/10 19:51
Top Channel/ Tre adoleshentë plagosen me thika, ngjarja pranë gjimnazit të Krumës
23/10 19:37
Top Channel/ Dorëheqjet në “kasafortë”! Ikin mbi 130 drejtorë pas kërkesës së Ramës
23/10 19:34
Top Channel/ Melania vendos paqen Rusi-Ukrainë! Bashkëshortja e Trump, armëpushim në Olesky
23/10 19:25
Top News – Huaja ushtarake nga SHBA në GJK. Kalon në seancë dhe çështja e pagave të magjistratëve
23/10 19:13
Top News- 16 vjeçari plagos tre shokët në Has/ Sherri nisi jashtë bilardos, ndalohen dy adoleshentë
23/10 18:38
Top News – ‘Fshesa’ ndaj drejtorëve në administratë. Jo të gjithë mund të ikin, garë për postet
23/10 17:05
Top Channel/ Protestë paqësore. Sot nuk ka patur incidente në tubimin përpara kryeministrisë
23/10 15:56
Top Channel/ PDK përçahet për Specialen. Kthimi i ligjit ndez debatet, kërkohet dorëheqja e kryesisë
23/10 15:53
Top Channel/ Korçë, priten pishat për ndërtimin e liceut Francez, ngrihen shqetësime mjedisore
23/10 15:52
Top Channel/ Dhuna në kopsht, 2 nën hetim. Nëna goditi edukatoren në Fier, policia po heton
23/10 15:50
Top Channel/ Vartësit e Ballukut nën akuzë. Verdho dhe Gjyli njihen me akuzat
23/10 15:49
Top Channel/ Tatimet: 2.15 milionë euro dëme në 127 biznese të dëmtuara nga protestat
23/10 15:48