E diel, 04 Mars 2018
19:24
Chelsea “dorëzon” titullin te Manchester City

Manchester City-Chelsea u konsiderua si përballja mes kampionëve në fuqi dhe kampionëve të pashpallur ende të Premier League, por distanca e jashtëzakonshme mes tyre u ndie edhe më e madhe sesa 24 pikët që ndajnë tashmë kryesuesit nga londinezët e vendit të pestë.

18:59
Superiorja, Teuta shtang Partizanin. Imiton Beneventon me Milanin

Teuta ka bërë mrekullinë në “Niko Dovana”, teksa i kanë hequr dy pikë rivalëve të Partizanit dhe kanë rrëmbyer kështu një pikë me peshë në luftën e saj për mbijetesë në Superiore. Kjo, falë një supergoli të shënuar nga portieri Moçka në minutën e fundit shtesë të takimit, pas krosimit nga këndi.

18:29
Zgjedhjet në Itali, sot nuk pritet një fitues i qartë

Italianët u janë drejtuar kutive të votimit në zgjedhjet e përgjithshme, mbase nga më të rëndësishmet në historinë e vendit. Plot 46 milionë italianë me të drejtë vote do të zgjedhin Parlamentin dhe rrjedhimisht qeverinë e re, në një vend të përballur vitet e fundit me stanjacion ekonomik, papunësi të lartë dhe sigurisht emigracion të pandalshëm, çështja që ka ndarë thellësisht Italinë dhe që sipas ekspertëve do të vendosë zgjedhjet.

18:21
Reshjet, fryhet Drini e Buna; dëbora izolon fshatra të tërë

Ministria e Mbrotjejes ka njoftuar në lidhje me situatën në vend pas reshjeve të shiut dhe dëborës në disa zona të thella malore.

18:20
Oscars on Top, pak kohë na ndajnë nga mbrëmja gala

Mbrëmja më e rëndësishme e kinematografisë botërore, vjen sërish për shqiptarët në Top Channel.

18:16
La Liga, Messi e mund i vetëm Atleticon

Atletico Madrid kishte mundësinë këtë të dielë të rihapte kampionatin spanjoll të futbollit, por edhe pse tentoi t’i bënte ballë Barcelonës në “Camp Nou”, nuk mori asgjë tjetër veç duartrokitjeve të rivalëve që u imponuan 1-0.

18:03
U shua për shkaqe natyrore, Astori nisi gjithçka nga Ponte San Pietro

Ndarja e papritur nga jeta e Davide Astorit shokoi mbarë opinionin futbolldashës italian e jo vetëm.

17:54
Sherr me thika mes rojeve private, dy të plagosur

Dy punonjës të një kompanie private të sigurisë fizike janë përleshur me njëri-tjetrin, ku nuk janë kursyer as thikat.

17:35
President i përjetshëm si Xi Jinping, Trump: Duhet ta provojmë edhe ne

Nisma e Xi Jinping për të shfuqizuar nga Kushtetuta e vendit nenin që kufizon me dy mandate Presidentin është “përshëndetur” nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

17:30
Bundesliga, Stuttgarti s’fal ndaj Këlnit

Ishin vetëm dy pikë larg zonës së ftohtë të renditjes së Bundesligës, por edhe përballë një transferte të vështirë si ajo e Këlnit. Por Stuttgarti arriti të marrë maksimumin nga kjo sfidë e javës së 25-të të kampionatit gjerman, duke fituar me rezultatin 3-2.

17:23
Magjia e natyrës në foto

Dora e njeriut nuk e ka zhdukur ende përfundimisht magjinë e natyrës dhe ekspozita vjetore “International Landscape Photographer” e dëshmon këtë.

17:08
Shirat, përmbytje masive në Australi

Europa përjetoi motin ekstrem më të ashpër ndër dekada, ndërkohë që në anën tjetër të globit ka mbërritur stina e reshjeve të dendura.

17:04
Messi, 600 gola si profesionist. 100 gola këtë sezon për Barçën

Pavarësisht viteve që ikin, Lionel Messi tregon edhe njëherë se është po i njëjti i viteve të fundit që kemi parë, mes spektaklit të golave në aksion e sipër, por edhe nga goditjet e dënimit.

16:51
Situata në Siri, “përtej kritikes”. Zona rebele, nën “shiun” e bombave

Banorët e zonës rebele të Ghoutës Lindore në Siri raportohet se po braktisin shtëpitë e tyre, pasi situata aty përshkruhet përtej kritikes.

16:43
Vizion ambicioz, May kërkon besimin e Bashkimit Europian

Theresa May nxiti Bashkimin Europian që të nisë diskutimet për vizionin e saj ambicioz, por praktik, të raporteve ekonomike me Mbretërinë e Bashkuar pas “Brexit”.

16:32
Krizë tek Arsenali, humbja e 4-t në 5 ndeshjet e fundit

Arsenali duket se ka hyrë në krizë të plotë rezultatesh. Ekipi i drejtuar nga francezi Arsene Wenger ka pësuar humbjen e tretë radhazi, e të katërtën në 5 ndeshjen e fundit në Premier League, këtë herë duke u dorëzuar përballë Brightonit në transfertë.

16:23
“Netanjahu mbështet qendrën kundër ekstremizmit në Tiranë”. Rama flet në Komitetin Izraelito-Amerikan

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Konferencën Vjetore të Komitetit Izraelito-Amerikan të Çështjeve Publike, që u zhvillua në Uashington.

15:55
Superiorja, Skënderbeu e Kukësi ruajnë diferencën mes tyre

Skënderbeu e Kukësi kanë dalë të fituar nga dy sfidat e radhës të javës së 23-të të Kategorisë Superiore, respektivisht ndaj Laçit në Korçë dhe ndaj Lushnjes në transfertë.

15:25
“Portokalli” rikthehet me surpriza në sezonin e ri

Sezoni i ri i “Portokallisë” fillon sot në mbrëmje, në takimin e parë me publikun në ekranin e vogël, ndërsa në “Teatrin Portokalli”, shfaqja e parë është dhëne që të shtunën.

15:20
Fermerët e falimentuar, subvencionet e qeverisë shkojnë te “të mëdhenjtë”

Petrit dhe Aminda Perriu janë dy bashkëshortë nga Divjaka, të cilët kanë zgjedhur të punojnë në bujqësi.

15:15
I internuar edhe në demokraci. Historia e Lavdi Kabës…

“Komunizmi ishte ideologjia e urrejtjes patologjike ndaj çdo ideje të ndryshme”, kështu shkruhet në Memorialin Kombëtar të Internim-dëbimeve të vendosur në Lushnje. Rrethi i Lushnjes ka pasur numrin më të madh të qendrave të internimit në Shqipëri, 14 gjithsej.

15:11
Ndihma ekonomike, BB: 70% e familjeve në Shqipëri janë të përjashtuara

Banka Botërore deklaron se 70 për qind e familjeve më të varfra në Shqipëri janë të përjashtuara nga ndihma ekonomike. Të dhënat janë bërë publike në një raport auditimi mbi projektin e modernizimit të asistencës sociale.

15:10
Hetimet për kokainën rekord, të arrestuarit pikasën agjentët para ndërhyrjes

Gjatë kohës që administratori i firmës “Arbri Garden” dhe shoferi i kamionit kryen procedurat për tërheqjen e kontenierit me banane dhe me 613 kg kokainë, Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku kuptuan se policia kishte rënë në gjurmët e ngarkesës me drogë.

14:13
Zhdukja e italianëve në Meksikë, arrestohen 4 policë, 3 në kërkim

Autoritetet meksikane kanë nisur procedurat penale kundër 4 policëve, të dyshuar si përgjegjës për zhdukjen e 3 shtetasve italianë.

14:08
Fjalimi i Trump, plot me ironi për kaosin në Uashington

Në një fjalim të karakterizuar nga humori dhe autoironia, presidenti amerikan u përpoq të çdramatizonte kaosin që ka përfshirë Shtëpinë e Bardhë.

14:01
Sadiku, vetëm 45 minuta në barazimin e Levantes

Levante e Armando Sadikut nuk ka mundur të sigurojë 3 pikë me vlerë në luftën për mbijetesën në La Liga, edhe pse këtë të diel kishte përballë një kundërshtar disi të lehtë në letër, në takimin që luanin në shtëpinë e tyre.

13:53
Serbët e quajnë skandal emërimin e Challandes te Kosova

Emërimi i Bernard Challandes, si trajneri i ri i përfaqësueses së Kosovës në futboll, ka ngjalllur reagime të pritshme në opinionin serb, i gatshëm të gjejë skandale dhe të krijojë polemika edhe aty ku sporti nuk lejon vend.

13:42
Ngushëllime presidenciale për qytetarin e flijuar në betejë me bandat

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, nëpërmjet këshilltarit të tij për pushtetin lokal, Ylli Asllani, i ka shprehur këtë të dielë ngushëllimet dhe solidaritetin e tij familjes së qytetarit, Agur Vrenozi, i cili flijoi jetën në betejë me bandat e krimit.

13:19
Mbrëmja e madhe Oscar. Ceremonia vjen sonte, ekskluzivisht në ekranin e Top Channel

Për të dytin vit radhazi, Top Channel do të vijë ekskluzivisht me ngjarjen më të madhe të kinematografisë së vitit. “Oscar 90”, një natë e madhe me një transmetim maratonë.

13:04
Shuhet Davide Astori, shtyhet java e 27 e Serisë A

Java e 27 e Serisë A, në program për sot, nuk do të luhet, në shenjë zie pas lajmit se kapiteni i Fiorentinës, Davide Astori, u gjet i pajetë në dhomën e hotelit ku ishte grumbulluar skuadra.

12:55
Veliaj: 7-8 marsi, arsye për të kontribuar për gjelbërimin

Këtë të dielë, kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt, iu bashkua stafi i “Tirana Parking” dhe një biznes privat për mbjelljen e pemëve të reja përgjatë autostradës Sauk-TEG, si kontribut për një mjedis të gjelbëruar dhe ajër të pastër.

12:39
Kukës, familja pa strehë. Vështirësi financiare dhe një djalë 1-vjeçar i sëmurë

Problemet financiare dhe papunësia ia kanë vështirësuar më shumë jetën një nëne 34-vjeçare, e cila duhet të sigurojë bukën e gojës, por edhe të përballet edhe me djalin e sëmurë.

12:24
Tragjedi në futbollin italian: ndërron jetë mbrojtësi i Fiorentinës

Një tragjedi ka tronditur futbollin italian këtë të dielë, në një ditë kur mijëra tifozë e konsiderojnë festë dhe argëtim për të parë ndeshjet e skuadrave të zemrës.

12:15
349 kg hashash në Mallakastër, arrestohen 4 femra

Policia e Fierit ka sekuestruar 349 kg kanabis sativa dhe ka arrestuar 5 persona, 4 prej të cilëve femra, në një operacion të zhvilluar në Mallakastër.

12:08
Kandidatët shqiptarë në Itali. 4 në listat për deputet dhe një për zgjedhjet lokale në Lombardi

Në zgjedhjet që mbahen sot, qytetarët italianë do të përballen në fletën e votimit edhe me emrat e 5 kandidatëve shqiptarë.

11:32
Operohet Neymar, nis pritja për rekuperimin

Një ndërhyrje më e gjatë sesa parashikimi, por që përfundoi me sukses të plotë dhe tani i lë vend fazës së rekuperimit.

11:23
Fshatra të izoluar dhe rrugë të bllokuara në veri nga reshjet

Në të gjithë vendin, për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës së orëve të fundit, disa akse rrugore vijojnë të jenë të bllokuara apo të kalueshme vetëm me zinxhirë, ndërsa janë raportuar probleme në furnizimin me energji elektrike.

11:17
Iniesta pranë Manchester City-t

Interesimi i Andres Iniestës në merkaton e këtij dimri për Manchester City-n u konsiderua thuajse një shaka kur doli në disa media dytësore, por tani po zbulohet se trajneri i “Citizens” ka një interes konkret që të ribashkohet me veteranin e mesfushës së Barcelonës.

11:11
Bizneset, prè e grabitjeve. Autorët, me maska e armë, në fabrikën e çimentos në Korçë

Një grabitje masive e bizneseve është regjistruar gjatë mëngjesit të së dielës në Korçë. Tri biznese kanë rënë prè e një grupi të sofistikuar hajdutësh, ndërsa në vëtëm njërin prej tyre është vjedhur kasaforta, brenda së cilës ishin 7 milionë lekë.

11:02
Milan-Inter, sot është dita e derbit të madh

Milan dhe Inter do të përballen mbrëmjen e sotme në derbin e qytetit të Milanos, ndeshja kryesore e kësaj fundjave në Serinë A, që do të vendosë shumë mbi fatet sezonale të dy skuadrave.

09:51
Gjermani, zgjidhet ngërçi. SPD voton pro koalicionit me Merkelin

Më në fund, Kancelarja gjermane Angela Merkel do të formojë qeverinë e saj të katërt, pasi socialdemokratët votuan në favor të një tjetër koalicioni të madh. Votimi i 464 mijë anëtarëve të partisë i jep fund ngërçit 5-mujor, që pasoi zgjedhjet e muajit shtator.

09:11
Gattuso: Interi është më i fortë

Gennaro Gattuso, trajneri i Milanit, beson se Interi është më i fortë se skuadra e tij për momentin.

08:59
“Get Out” fiton “nxemjen” para Oscar-it

“Get Out” ka fituar çmimin e filmit më të mirë në “Film Independent Spirit Awards”, një ceremoni që mbahet në prag të çmimeve Oscar.

08:46
Meksikë, shitën tre italianë për 43 euro te karteli; arrestohen 4 policë

Autoritetet meksikane kanë nisur procedimin penal kundër 4 policëve që akuzohen se kanë gisht në zhdukjen e 3 turistëve italianë në vendin e tyre.

08:15
Italianët votojnë! Nga zgjedhjet nuk pritet një fitues i qartë

Italianët votojnë sot pas një fushate përçarëse të dominuar nga shqetësimet për emigracionin dhe ekonominë.

E shtunë, 03 Mars 2018
23:30
Vajza falenderon babain për sakrificat, i sjell në studio artistët e tij të preferuar

Dashuria dhe mirënjohja e vajzës për babain ishte historia e fundit e puntatës së tretë të programit “Dua të të bëj të lumtur”… Alma, vajza nga Shkodra kishte ftuar babain e saj Sadedinin. Ai kishte sakrifikuar gjithçka për të ardhmen e fëmijëve të tij.

22:54
Ronaldo dhe Bale, 3 gola për 3 pikë për Realin

Reali i Madridit bëri detyrën në La Liga teksa mposhti në “Santiago Bernabeu”, Getafen me rezultatin 3-1.

22:45
Dashuri dhe sakrifica, bashkëshorti i sëmurë falenderon mes lotësh shoqen e jetës

Sot në programin “Dua të të bëj të lumtur” u bëmë dëshmitarë të një historie tepër të bukur, plot dashuri dhe sakrifica. Histori të tilla i kemi lexuar vetëm në libra, por Zeqiri dhe Shpresa na treguan që pavarësisht vështirësive dhe provave që kalon një dashuri kur dy njerëz duhen ajo triumfon.

22:42
Roma thyen Napolin, “dhuratë” Juventusit!

Pas 7 fitoreve radhazi në Serie A, Napoli është mposhtur në shtëpi nga Roma me rezultatin 2-4.

22:34
Beteja e tarifave, Trump: Taksa edhe për makinat nga BE

Presidenti amerikan, Donald Trump ka ndezur tonet në luftën e tij të deklaratave në lidhje me tarifat e tregtisë, duke kërcënuar se do të aplikojë një taksë mbi importin e makinave nga Bashkimi Europian.

22:27
Pretendent për “Oscar”, “Three billboards…”, aktivizëm infektues

Aktivizmi origjinal i filmit që mbrëmjen e të dielës do të luftojë për të mbërthyer sa më shumë Oskarë që të mundë, ka frymëzuar jo pak në Europë dhe Shtetet e Bashkuara.

22:10
Pastori kërkon kujdestarinë alternative, babai refuzon: Do rrinë në jetimore

Protagonistët e radhës në programin “Dua të të bëj të lumtur” ishin Alfred dhe Diana Zike. Çifti kishin 29 vite të martuar dhe janë prindër të dy fëmijëve. Prej disa vitesh ata punojnë si misionarë në Kishën Protestante në Shqipëri. Si pjesë e komunitetit të kishës ata kujdesen për të varfrit, të pastrehët dhe për njerëzit të cilët kanë nevojë.

21:24
Ra në dashuri me të para 2 vitesh/ Driadi kërkon Ninën dhe e gjen në Top Channel…

Historia e parë që hapi puntatën e kësaj jave të programit “Dua të të bëj të lumtur” ishte historia e Driadit dhe Ninës.

21:06
Goditja e prokurorit, unioni: Sulm kolektiv ndaj nesh, të reagojë Kryeprokurorja

Unioni i Prokurorëve shqiptarë ka reaguar mbrëmjen e sotme në lidhje me ngjarjen e Vlorës, ku një prokuror u dhunua në zyrën e tij nga një person.

20:53
“Gjurmë Shqiptare”: Lekovo në Greqi, ku shqipja nuk ka humbur

Shqiptarët autoktonë të një fshati në Greqi pranojnë traditat e tyre shqiptare, gjuhën, muzikën, trashëgiminë brez pas brezi nga të parët e tyre…

20:33
Fermerët braktisin tokën, 100 hektarë ngelen djerrë në Rrogozhinë

Mungesa e sistemit të vaditjes, çmimi i lartë i mekanikës bujqësore, çmimi i naftës dhe pesticideve dhe farave, janë shkaku që 100 hektarë toke në komunën Gosë të Rrogozhinës të braktisen nga fermerët.

20:22
Fruthi po tërhiqet. Vendi ende me epidemi gripi

Numri i të prekurve nga fruthi në të gjithë vendin ka mbërritur në 200 persona, të konfirmuar zyrtarisht nga Institutit i Shëndetit Publik.

20:02
Dybala thyen Strakoshën në të 94’-ën, Juventus i pandalshëm

Dybala është rikthyer! Me të në fushën e lojës, Juventusi është një tjetër skuadër.

19:42
Topalli, parti të re? “Qeveria dhe opozita, gjysmat e një së keqeje”

Prej disa muajsh është distancuar nga politika aktive, por kur e pyesim se çfarë ka vendosur të bëjë, Jozefina Topalli ende nuk ka një përgjigje konkrete në vetë të parë.

19:32
Zhduket kodra 2 milionë dollarë

Kodër Vila ose Kodra e Currilave, simbol i Durrësit tregon masakrën urbane në këtë qytet.

19:19
Europa në “kthetrat” e të ftohtit

Vala e të ftohtit që ka mbërthyer Europën ka vijuar me të njëjtin intensitet edhe në fundjavë me tre viktima të reja të raportuara në Poloni. Numri i vdekjeve të lidhura me kushtet e motit në vend është rritur në 23 që nga e hëna.

19:14
Zgjedhjet në Itali, më të paqartat në histori

Italianët shkojnë në votime të dielën në një proces që duket më i ngatërruar se kurrë.

18:43
Mbyllet Shtëpia e Bardhë, vritet një person

Një person raportohet të ketë vrarë veten jashtë Shtëpisë së Bardhë në Uashington.

18:33
Tottenham ngjitet i treti me golat e Son

Tottenham është ngjitur në vendin e tretë në Premier League pasi ka arritur të fitojë pastër ndaj Huddersfield.

18:11
Reperi i famshëm në gjendje të rëndë shëndetësore

Reperi i famshëm, Rick Ross është dërguar menjëherë në spital pasi është gjetur pa ndjenja në shtëpinë e tij në Florida.

17:54
Turqia godet trupat e Asadit, 36 të vdekur

Një sulm ajror i ushtrisë turke ka vrarë të paktën 36 persona në rajonin Afrin në Siri, thotë një grup monitorues.

17:41
“Luftë” e fortë për Champions në Bundesliga, Schalke drejt objektivit

Bayern është drejt titullit të radhës në Bundesliga, por e fortë është lufta për vendet e Champions.

17:15
“Shqiponja në rrezik!” Ambasada e SHBA paralajmëron shqiptarët

Ambasada Amerikane në vendin tonë poston shpesh këshilla për shqiptarët dhe ditën e sotme ka bërë të njëjtën gjë.

17:03
Çfarë kërkojnë njerëzit për Eva Muratin në “Google”? Aktorja i jep përgjigje

Aktorja dhe gazetarja sportive, Eva Murati ishte e ftuar në “Pop Culture”, ku foli për karrierën e saj, por jo vetëm.

16:46
4 ditë të bllokuar në Dajt, FA shpëtojnë 4 persona

Prej katër ditësh kishin mbetur të bllokuar në malin e Dajtit si pasojë e dëborës së rënë së fundmi, ndërsa ditën e sotme 4 punonjës të Radiotelevizionit dhe Agjencisë së Sistemeve të Ndërlidhjes dhe Informacionit janë shpëtuar nga efektivë të Forcave të Armatosura.

16:36
Dhunoi prokurorin, gjykata lë në burg autorin

Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”, për shtetasin Viktor Sherifaj, i cili dyshohet se ka dhunuar prokurorin e çështjes.

16:25
Eva Murati apo Jennifer Lopez…? – FOTO

E ftuar në “Pop Culture”, këtë të shtunë ishte gazetarja sportive Eva Murati.

16:09
Balotelli është rritur dhe preferon Juven dhe Napolin

E gjithë Italia priti që ai të rritej, por ja humbi durimin shumë njerëzve që besuan në kualitetin e tij. Në moshën 27-vjeçare, Mario Balotelli duket i ndryshuar.

15:53
Pas masakrës së Floridas, rritet presioni mbi prodhuesit dhe shitësit e armëve

Firma më e madhe e menaxhimit të investimeve në botë, ka shtuar presionin mbi kompanitë që prodhojnë dhe u shesin armë civilëve pas masakrës në një gjimnaz të Floridës.

15:42
Superliga rikthehet të dielën, Skënderbeu avancon drejt titullit

Ditën e diel dhe të hënë do të luhen ndeshjet e javës së 23-të të Superligës, në një sezon që gjithmonë e më shumë po zyrtarizon skuadrën kampione të këtij viti, edhe pse ka ende 13 javë për t’u luajtur, pasi Skëndërbeu është shkëputur i vetëm në krye me 14 pikë diferencë nga vendi i dytë.

15:36
Shfaqet “Ndërkombëtarët”, filmi që vë në lojë mitizimin e të huajve

“Ndërkombëtarët”, filmi me regji të Pluton Vasit sjell në ekranin e madh botën e të gjithdijshëmve. Bazuar mbi novelën “Rrëfenjë me ndërkombëtarë”, të Ylljet Aliçkës, filmi sjell në kufijtë e absurdit, personazhe si ambasadorë e dhe zyrtarë të huaj, të cilët ne i mitizojmë.

15:28
Në luftë për jetën, shërbim mjekësor për të sëmurët e pakurueshëm

Vetëm në Tiranë janë 1200 persona, të cilët vuajnë nga tumore të zbuluara në stade shumë të avancuar dhe janë zbuluar vetëm në një vit.

15:11
Pasuritë e Mark Frrokut, Prokuroria kërkon konfiskimin

Dy vjet pasi shpalli sekuestrimin e disa pasurive të ish deputetit Mark Froku, gjykata është një hap larg kalimit të këtyre aseteve në favor të shtetit.

15:07
Kokaina, kush qëndron pas? Ministri Xhafaj me dy qëndrime, operacioni vijon

Dy ish prokurorë të Përgjithshëm kanë marrë në mbrojtje dy të arrestuarit e vetëm të ngarkesës me 613 kilogramë kokainë.

15:03
Itali/ Zgjedhje pa fitues, askush nuk pritet të marrë mazhorancën

Një ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 4 marsit, në Itali ka nisur heshtja zgjedhore. Partitë zhvilluan tubimet e fundit të fushatës me premtime të mëdha, siç është rritja e pensioneve, të cilat mund të mos mbijetojnë dot nëse krijohet një qeveri koalicioni.

15:01
Emily Ratajkowski në daljen e parë publike me bashkëshortin

Pak ditë më parë tronditën mbarë botën me martesën e tyre të fshehtë, ndërkohë që të premten në mbrëmje dëshmuan se ata, pavarësisht kohës së shkurtër që kanë së bashku, janë mjaft të dashuruar.

14:34
Vajzat britanike zhvishen para ‘Bishës’ (Foto)

Moti i keq me dëborë dhe akuj nuk ka kursyer as Britaninë e Madhe, ndërsa mediat raportojnë se vendi është përfshirë në kaos.

14:22
“Maturantët” gjelbërojnë kodrën e rrezikuar

Rreth 180 pemë parku iu shtuan qytetit të Gjirokastrës në një zonë të rrezikuar nga rrëshqitjet. Kontributi erdhi nga një grup miqsh që përfunduan së bashku maturen në vitin ‘95 në Gjirokastër.

14:16
Victoria Beckham me taka të larta edhe në dëborë

Prej disa ditësh ajo ishte e detyruar të qendronte e mbyllur në shtëpi, për shkak të një dëmtimi të këmbës nga stresi dhe takat e larta.

14:16
FIFA vendos: VAR do të përdoret në Botëror

Futbolli botëror shënoi një ditë historike që mund të ndryshojë përgjithnjë lojën e topkëmbës: asambleja e IFAB, organi që qeveris dhe zhvillon lojën e futbollit votoi ‘pro’ përdorimit të sistemit VAR.

14:02
Jen, sërish protagoniste (Foto)

Modelja amerikane e cilësuar si mbretëresha e Fitnesit, Jen Selter vijon të jetë protagoniste në Instagram, me postimet e saj të shpeshta.

13:49
Tre motrat Kardashian dhe udhëtimi në Japoni

Pak ditë kaluan në Japoni dhe Instagrami i tyre u tejmbush me foto nga udhëtimi sensacional.

13:43
Operojnë në kokë pacientin e gabuar, shkarkohet stafi i spitalit

Stafi i një spitali, nga infermierët deri te Drejtori i tij, janë pushuar nga puna, pas një gabimi të pazakontë të tyre.

13:16
Aktorja e famshme quan ish-bashkëshortin vëlla

Kanë qenë të martuar për disa vite me rradhë dhe kanë së bashku dy fëmijë.

13:15
Basha: Rama mbolli krimin në vend, nuk mund ta luftojë

Vrasja e Agur Vrenozit, ndërsa po përpiqej të ndalonte grabitësit në Fier, sipas kryetarit të opozitës nuk është një ngjarje e shkëputur në të përditshmen e Shqipërisë.

13:01
Rita Ora nxjerr në treg koleksionin e saj të veshjeve

Marsi erdhi dhe ashtu siç kishte anonçuar, në datën tre Rita Ora hodhi në treg linjën e saj të evshjeve, “Roara Republic”.

12:59
Susso për derbin: I refuzova në verë, do i ndëshkoj me një assist

Dikur ishte Shevchenko ‘macja e zezë’ e Interit, por në këto dy vitet e fundit padyshim që është Susso. Dygolësh në vitin 2016 dhe gol e assist për Cutrone në Kupën e Italisë për spanjollin.

12:40
NBA , spektakël nga Golden State dhe Toronto

Golden State vuajti në ndeshjen e saj ndaj Atlantës, por në fund arriti të fitojë me rezultatin 114-109, duke vijuar ndjekjen e Houston në krye të Konferencës së Perëndimit.

12:34
Rrëfehet Heynckes: Kam refuzuar 2 herë Barcelonën

Të jesh trajneri i Barcelonës është padyshim një ëndërr për të gjithë trajnerët e botës, por ka nga ata që kanë guxuar t’i thonë ‘jo’, madje jo një herë.

12:31
Ngjashmëria me Kim Kardashian e bëri milionere

Dy vite më parë ishte askushi, që do të thotë një vajzë e thjeshtë e cila ëndërrontë të bëhej milionere.

12:30
BB mbjell pemë, Salim: Transformimi i Tiranës, vizioni që duhet përqafuar

Përfaqësuesja e Bankës Botërore në Shqipëri, Maryam Salim, iu bashkua nismës për mbjelljen e pemëve në liqenin e Farkës.

12:15
“Syri i popullit”, merren në pyetje Thaçi dhe Veseli

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetari i Parlamentit Kadri Veseli janë intervistuar nga prokuroria speciale në rastin e 10 të dyshuarve si pjestarë të organizatës “Syri i popullit”.

12:08
Itali/Populistët në revansh, Berluskoni synon rikthimin

Oreksi europian për lëvizjen populiste do të testohet përsëri këtë të dielë me zgjedhjet e përgjithshme të Italisë, të cilat kërcënojnë ta zhysin në kaos politik ekonominë e tretë më të madhe të Eurozonës.

12:05
Ish-prefekti lihet i lirë, Hasa u arrestua me akuzën e mashtrimit

Në Tiranë është lënë i lirë ish prefekti i qarkut Fier, Bujar Hasa i arrestuar pak ditë më parë me akuzën e mashtrimit.

11:59
Kritikohet nga fansat Kylie Jenner

Pasi publikoi disa ditë më parë foton e parë me vajzën e saj një muajshe, Kylie Jenner, është kritikuar nga fansat e saj.